Nje tufeze me lirika metropolitane
1. Kujtesa
Në Shën Valentin
në mëngjes
të gjithë e dinë
se kanë në kujtesë
dikë për të uruar
për dashuri të pastër
të fshehtë
a të munguar
2. Moshë e dashurisë
Në Shën Valentin
qielli i Tiranës
gjatë ditës
bie në dashuri
pas Diellit
gjatë natës
pas Hënës
dhe bëhet ngrohtë
njerëzia pushtohet
nga aroma e mimozave
kujtohet
se dashuria ka moshë
kohën sa do të rrosh
3. Urimi
Në Shën Valentin
një djalë i tradhëtuar
me lule në duar
te priste në shesh
zu e buzëqesh
se vajzën që desh
e pa
me tjetrin në krah
dhe pa u bërë vonë
e uroj me telefon
qofsh e lumtur ti
më shumë sa unë di
4. Puthje
Ndrojtje
dhe frikë
nuk kish atë çast
pas verës së ëmbël në bar
larguam të gjithë të dashurit e parë
tek putheshim
e putheshim
gjithë zjarr
5. Wshtë lehtë
Wshtë lehtë të duash
me shpirt dikë
me forcën e zemrës
plot zjarr
të duash t‘i thuash
se rron veç për të
është tmerr maramendës
llahtar
6. Zjarri
Tek loznim me flakën e syve
mes miqve rrethuar në bar
shoh rrahjet nën gjoks të zemrave
se si ato ndezin një zjarr
dhe ikën koha e tretet
me vrapin e dritës në terr
pret zjarri të rritet të rritet
nga zgjatja e puthjes së parë
dhe buzët u njomën prej zjarrit
dhe sytë u mbyllën mënjanë
që flaka e dalë prej trurit
të ngjizte dy shpirtërat tanë
7. Sytë
Të dua më the
kur pranë s`më je
frika të ze
kur pranë më ke
të thashë të dua
kur je larg nga mua
më shumë të dua
kur shoh sytë e tua
8. Puthja si vesë
Mbi buzët e prushta
ra puthja si vesë
e morën e thithën
azgjë të mos mbesë
se zemra e zjarrtë
për të ka nevojë
që trup
edhe shpirt
të drithërojë
9. Ikim
Vjen një çast
e në bar shtangim
si koha ka kaluar
fjala këmbanë ikim
premtim për tu ritakuar
Në Shën Valentin
në mëngjes
të gjithë e dinë
se kanë në kujtesë
dikë për të uruar
për dashuri të pastër
të fshehtë
a të munguar
2. Moshë e dashurisë
Në Shën Valentin
qielli i Tiranës
gjatë ditës
bie në dashuri
pas Diellit
gjatë natës
pas Hënës
dhe bëhet ngrohtë
njerëzia pushtohet
nga aroma e mimozave
kujtohet
se dashuria ka moshë
kohën sa do të rrosh
3. Urimi
Në Shën Valentin
një djalë i tradhëtuar
me lule në duar
te priste në shesh
zu e buzëqesh
se vajzën që desh
e pa
me tjetrin në krah
dhe pa u bërë vonë
e uroj me telefon
qofsh e lumtur ti
më shumë sa unë di
4. Puthje
Ndrojtje
dhe frikë
nuk kish atë çast
pas verës së ëmbël në bar
larguam të gjithë të dashurit e parë
tek putheshim
e putheshim
gjithë zjarr
5. Wshtë lehtë
Wshtë lehtë të duash
me shpirt dikë
me forcën e zemrës
plot zjarr
të duash t‘i thuash
se rron veç për të
është tmerr maramendës
llahtar
6. Zjarri
Tek loznim me flakën e syve
mes miqve rrethuar në bar
shoh rrahjet nën gjoks të zemrave
se si ato ndezin një zjarr
dhe ikën koha e tretet
me vrapin e dritës në terr
pret zjarri të rritet të rritet
nga zgjatja e puthjes së parë
dhe buzët u njomën prej zjarrit
dhe sytë u mbyllën mënjanë
që flaka e dalë prej trurit
të ngjizte dy shpirtërat tanë
7. Sytë
Të dua më the
kur pranë s`më je
frika të ze
kur pranë më ke
të thashë të dua
kur je larg nga mua
më shumë të dua
kur shoh sytë e tua
8. Puthja si vesë
Mbi buzët e prushta
ra puthja si vesë
e morën e thithën
azgjë të mos mbesë
se zemra e zjarrtë
për të ka nevojë
që trup
edhe shpirt
të drithërojë
9. Ikim
Vjen një çast
e në bar shtangim
si koha ka kaluar
fjala këmbanë ikim
premtim për tu ritakuar