E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dite afat per partite te japin kriteret per gjykaten

Grupi i punes i ngitur ne presidence per shqyrtimin e kandidaturave per anetare te Gjykates se Larte, do te prese dhe sot, dorezimin e kritereve qe partite politike mendojne se kandidatet duhet te plotesojne. Ne baze te afateve te percaktuara, grupi i eksperteve do te dale diten e marte me nje rezultat mbi emrat me te specializuar per postet vakante ne gjykaten e larte. Ato do te marrin ne konsiderate dhe sugjerimet qe vijne nga forcat politike e me pas do te mund te bejne nje vleresim te plote te kandidaturave. Me mbylljen e kesaj faze, grupi i eksperteve i ngritur ne presidence do ti sugjeroje kreut te shtetit, Bamir Topi kandidaturat me profesionale. Do te jete presidenti, ai qe me pas do te dekretoje gjashte emrat e rinj per anetare te Gjykates se Larte. Dekretet e kreut te shtetit, do te kalojne serish ne siten e Kuvendit, institucion i cili u ankua shume mbi proceduren e dorezimit te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›