E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit i suksesshëm për FSK-në

Prishtinë, 21 janar NOA - Me aktivitete të
ndryshme ka filluar të shënohet 1-vjetori i ditës zyrtare të themelimit të
Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).

Sot që nga ora 10:00 deri  në ora
14:00, në të gjitha kazermat e FSK-së anembanë Kosovës, do të jetë ditë e
quajtur DITA  E  HAPUR për të gjithë qytetarët e interesuar. FSK-ja
bën të ditur se në të gjitha kazermat e FSK-së do të ketë pritje të organizuar;
njoftim për misionin e përcaktuar me ligj, mbi të arriturat njëvjeçare,
demonstrim të shkathtësive të ndryshme, si dhe prezantim të pajisjeve dhe
personelit në vende të caktuara për këtë ditë. Qytetarët që do të vizitojnë
kazermat e FSK-së në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të kenë
mundësinë që të informohen për gjërat që ju interesojnë në lidhje me Forcën e
Sigurisë së Kosovës. Po ashtu sot ka filluar edhe  Fushata për
Rekrutim të ri në FSK nga kontingjenti civil.

h.i/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›