E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet sot ambasada e re e Sllovakisë në Tiranë

Tiranë, 22 janar, NOA Shqipëria që nga dita
e sotme do të ketë edhe një ambasadë të Sllovakisë në territorin e saj si përfaqësuese
zyrtare të këtij vendi. Ceremonia e hapjes së ambasadës do të zhvillohet në
orën 11:15, ku i pranishëm do të jetë ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav
Lajçak, i cili ndodhet në vendin tonë në një vizitë 2-ditore. Ndërkaq, në Shqipëri së shpejti do të ketë edhe
një ambasadë të Suedisë, sipas një vendimi të qeverisë suedeze për ngritjen e rangut
të zyrës përfaqësuese suedeze, që aktualisht funksionon prej disa vitesh në
vendin tonë në atë të një ambasade.

Sipas agjencive të lajmeve suedeze, Suedia
do të mbyllë 6 ambasada të saj në Bratislavë, Dakar, Dublin, Lubjanë, Luksemburg e Sofia dhe
do të hapë 10 të reja, me të cilave dhe ajo në Tiranë, Prishtinë, Tbilisi dhe Çisinau.

Gjithashtu nga burime konfidenciale behet e
ditur se edhe Sllovenia do të hapë së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›