Një vit nga masakra e Dajtit,kujtohen 4 viktimat

Mesdita e 7 gushtit të një viti më parë , ku mbetën të vdekur 4 efektiva policie do të mbahet mend jo vetëm për katër familjet e tyre por edhe për gjithë shqiptarët. Personi që deri në atë moment kishte qënë më i kërkuari në vend, Dritan Dajti, në 7 gusht në vitit 2009, qëlloi për vdekje katër efektivët e ë Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, në tentativë për tu arratisur. Katër efektivët e policisë që mbetën të vrarë në zonën e plazhit në Durrës, tashmë të shpallur dëshmorë të atdheut Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Kastriot Feska dhe Altin Dizdari, ishin nisur për të arrestuar personin e shumë kërkuar, Dajti, kur ranë pre e një sulmi me armë nga personi në fjalë. Gjatë operacionit që u kthye në një tragjedi kombëtare i shumëkërkuari Dritan Dajti, në mënyrë të menjëhershme qëlloi me armën e tij, pistoletë, në drejtim të pesë agjentëve që e kishin rrethuar.
Për nder të 4 efektiva të policisë të rënë në krye të detyrës, policia e shtetit ka njoftuar se ceremonia përkujtimore do të zhvillohet ditën e hënë në Varrezat e dëshmorëve
Masakra e 7 gushtit vijon të jetë në proces hetimi dhe gjyqi kundër Dajtit është ende në pikën zero.
Nga 20 senacta e zhvilluar vetëm dy prej tyre janë shtyrë për mungesën e gjyqtarëve te cilët kanë lëë të paplotësura trupin gjykues. Mungesa e të akuzuara kryesor Dritan Dajti por edhe e avokatit të tij mbrojtës ka qën shkaku kryesor i zvarritjes 6 mujorë të procesit ku përfaqësuesit e akuzës nuk kanë mundur të lexojnë as kërkesën për gjykimin e cështjes.
Gjatë seancave të para të procesit dy nga të bahskëakuzuarit kunati i Dajtit Erges Xhixhi dhe ish inspektori i policisë Mariglen Muçaj kërkuan vecimin e cështjes kërkesë që u rërzua nga gjykata. Dritan Dajti qe nga momenti i arrestimit mbahet në spitalin e burgut nën kujdesin e mjekëve.
Efektivat e policisë të vrarë
Fatos Xhani, shef i sektorit të Operacioneve Speciale,
Saimir Duçkollari, 33 vjeç, agjent i sektorit
Kastriot Feska, 40 vjeç, agjent i sektorit
Altin Dizdari, 32 vjeç, agjent i sektorit
I vdekur edhe një civil
Ledion Mara, ndodhej në makinën e Dajtit