Një vit nga tragjedia

Pasojat ishin shkatërrimtare: rreth 20 000 të vdekur, dëme materiale të pallogaritshme si dhe kriza më e rëndë bërthamore në botë në 25 vitet e fundit.
Vendi ka mbajtur një moment heshtje për të shënuar kohën e saktë të katastrofës.
Ceremonia kryesore do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Tokios dhe do të ndiqet nga Perandori i Japonisë, Akihito, dhe kryeministri Joshihiko Noda.
Tërmeti me magnitudë 9.0, më i fuqishmi që kur kanë nisur matjet, shkaktoi aksident të rëndë bërthamor në tre reaktorë të centralit Fukushima Daiçi.
Rreth 325 000 njerëz përreth zonës mbetën në strehime të përkohshme.
Rrezatimi mbërtheu tokën më të vlefshme bujqësore të Japonisë, ku fermerët vazhdojnë të luftojnë pasojat. Autoritetet japoneze thonë se 81 000 hektarë tokë janë të kontaminuar në nivele më të larta se 5 000 bekuerel për kilogram.
Ky është limiti që ndalon Japoninë nga mbjellja e orizit. Të prekura janë edhe perimet, frutat dhe fermat e qumështit.
Këtë javë, megjithatë, në Fukushima kanë arritur disa udhëzime për të shpëtuar industrinë bujqësore.
Qeveria japoneze ka ftuar shkencëtarë nga jashtë, me përvojë në dekontaminimin e tokës bujqësore. Ata kanë zhvilluar takime me homologët e tyre japonezë dhe zyrtarët lokalë, në një simpozium në Korijama.
Drejtori i Institutit Kërkimor të Radiologjisë në Bjellorusi, Viktar Averin, thotë se dëshiron të ndajë njohuritë e fituara nga incidenti bërthamor i Çernobilit, në vitin 1986, në ish-Bashkimin Sovjetik.
“Dua të theksoj se është e rëndësishme që përvoja e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë të përdoret nga ju - mbi të gjitha, për njerëzit që kanë qëndruar apo që kthehen në këtë zonë, në mënyrë që të jetojnë të sigurt dhe frytet e punës së tyre të sjellin përfitime ekonomike”, thotë Averin.
Rudolf Aleks-akhin, nga Akademia Ruse e Shkencave, thotë se janë dashur afro 20 vjet për të ulur ndotjen e tokës në nivele të sigurta, pas shpërthimit në Çernobil.
Një zyrtar i lartë i Qendrës për Shkencë dhe Teknologji në Ukrainë, Viktor Korsun, thotë se incidenti në Japoni ka dëshmuar se leksionet e Çernobilit nuk janë mësuar si duhet. Sipas tij, reaktorët bërthamorë është dashur t’u nënshtrohen kontrolleve më të rrepta, ashtu si edhe masave më të mira mbrojtëse. “Qeniet njerëzore vazhdojnë të jenë në rrezik të madh. Ne duhet të bëjmë që puna jonë të jetë jetike për të ardhmen e njerëzimit”, thotë Korsun.
Ministria japoneze e Mjedisit, muajin e ardhshëm pritet të nisë programin për dekontaminim. Por, një gjë e tillë do të shtrojë një dilemë të re: Ku të vendoset toka e larguar radio-aktive?!
Aty ndodhet një grumbullim i madh i hirit radio-aktiv dhe një sasi e madhe e mbeturinave, e shkaktuar nga tërmeti 9-ballësh dhe cunami që e pasoi. Banorët e zonave të tjera luftojnë kundër rilokalizimit të mbeturinave në mesin e tyre.
Kjo ka bërë që Ministria e Mjedisit të prezantojë fushatën kombëtare me sloganin: “Përpjekjet e secilit janë të nevojshme për asgjësimin e mbeturinave”. Deri më tash, mesazhi nuk duket të ketë gjetur një audiencë të dëgjueshme.
/Start/E.B/
2012-03-11 15:21