E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, akset e bllokuara nga dëbora

Policia e Shtetit me anë të një deklarate për mediat informon mbi situatën e  akseve rrugore të cilat janë bërë të pakalueshme për shkakë të dëborës. Policia kujton dhe i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese, përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:

1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,

2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,

3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i pakalueshëm,

4. aksi B.Curri – Fierz i pakalueshëm,

5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,

6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,

7. aksi Krum – Qaf Prushi i pakalueshëm,

8. aksi Kukës – Topojan i kalueshëm me zinxhirë,

9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të

Peshkopisë i pakalueshëm,

10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,

11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Në qarkun Dibër:

1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,

2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,

3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit

i pakalueshëm,

6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,

8. aksi Ostren – Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,

9.Arras – Lurë i pakalueshëm.

Në qarkun Shkodër:

1. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë,

2. aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,

3. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,

4. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm, pasi ka rënë

ortek, po punohet për pastrimin e tij,

5. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,

6. akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,

7. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për

pastrimin e tyre,

8. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,

9. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz i pakalueshëm,

10. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.

Në qarkun Lezhë:

1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë,

2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,

3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore

janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e

kalushme po punohet me entin pronar të rrugëve por për hedhjen e

kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:

1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë

2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:

1. aksi Librazhdë – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,

2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,

3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

1. aksi rrugor Kapshticë – Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,

1. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë

janë të kalueshme me zinxhirë,

2. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,

Në qarkun Berat:

1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi

me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1. aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

3. aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,

 

Në qarkun Vlorë:

1. në segmentin rrugorVlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›