E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, jeta enatës mes muzikëse balerinave kubiste

SARANDë- Natën nuk ka asnjë ndryshim nga dita në Sarandë. Shprehemi kështu kur falsim për argëtimin në orët e vona të natës. Për qindra pushues, kryesisht të rinj, Saranda edhe natën është po aq tërheqëse sa ditën.

Me qindra vetë i drejtohen pubeve dhe diskove të natës, për tu argëtuar nën tingujt e muzikës që ofrojnë DJ shqiptarë, të cilët pak e nga pak po u përngjajnë atyre europianë, duke u specializuar në këtë fushë cdo ditë.

Dita ikën shumë shpejt duke frekuentuar plazhet brenda apo jashtë qytetit të Sarandës, për ti lënë në fund vendin mbrëmjes, ku koha kalohet këndshëm në baret me muzikë live.

Jeta e natës që ofrojnë diskot e njohura në Sarandë është plot variacion. Pamje të tilla sheh në cdo natë të javës, e jo vetëm në fundjavë. Nuk mungojnë edhe balerinat kubiste, një risi e re e diskove në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›