E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Gaci: Berishai ka falur pasuri publikedeputetes Vokshi

TIRANE- Partia Socialiste reagoi sërish sot mbi pasurinë e deputetes së PD-së Albana Vokshi, duke pretenduar se pasuritë publike të nëntokës shqiptare i janë falur kompanisë së deputetes demokrate nga kryeministri Berisha.

Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i PS-së, Artan Gaçi, tha se "bashkëshortit të ish-këshilltares së kryeministrit i janë kaluar kontrata për blerje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vjet". "Rezervat e naftës në zonën ku punon kompania e Albana Vokshit kapin një vlerë tregu prej 4 miliard dollarë, sipas një llogaritje të vetë kompanisë. Kompania e Vokshit dhe Tartarit nxjerr miliona dollarë, ndërsa taksat që paguan kjo kompani në arkën e shtetit janë qesharake nga 2-6 për qind", tha Gaçi.

Sipas tij, "3 zonat naftëmbajtëse që i janë falur Albana Vokshit kanë qenë prodhuese të naftës prej vitesh".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›