Rëra e hedhurplazhi magjepsësku mungojnë investimet
LEZHë- E kush tha që vetëm bregdeti jonian ofron pamje magjepsëse. Ky plazh këtu quhet Rëra e hedhur dhe i përket pjesës veri-perëndimore të Shqipërisë, ndodhet midis Shëngjinit dhe Patokut në Lezhë. është një perlë e Adriatikut, por shumë pak e njohur.
Për vendasit është kthyer tashmë në pikën më të preferuar për të kaluar pushimet, mes kodrave, pishave e detit. Rëra e hedhur ndodhet pas ish-repartit ushtarak në portin e Shëngjinit, rreth 1 km larg.
Pavarësisht se askush nuk ka investuar në këtë zonë, pasi një pjesë e saj është private, e pjesa tjetër e pushtetit vendor, pushuesit që e njohin këtë vend nuk kanë nguruar ta pushtojnë duke përjetuar një relaks të vërtetë mes këtij oazi të Adriatikut. Rëra e virgjër dhe uji i kristaltë e bëjnë një vend mahnitës për të kaluar pushimet verore.
Ky plazh ka një vijë të gjatë bregdetare për shfrytëzim nga grykëderdhja e Bunës deri pranë Shëngjinit. Rëra është deri në 300 metra dhe prania e baticës dhe zbaticës bën që ajo të jetë përherë e pasur me jod. Rruga që të con drejt plazhit Rëra e hedhur është rikonstruktuar, mungojnë vetëm investimet nga operatorët turistikë apo vendorët, që plazhi të frekuentohet në masë.
(m.a/News24/BalkanWeb)