E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peja bëhet me qendër për edukim të qëndrueshëm malor

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 18:30

Në vazhdën e përpjekjeve për promovimin e turizmit, komuna e Pejës ka hapur Qendrën për edukim të qëndrueshëm malor. Kjo qendër është hapur pikërisht në objektin që është monument kulturor e historik, në Mullirin e Haxhi Zekës, e cila për objektiv kryesor ka promovimin e vlerave të trashëguara natyrore dhe kulturore në Rrafshin e Dukagjinit.

Hapja e kësaj qendre, e cila është cilësuar si shumë e rëndësishme, është
udhëhequr nga OJQ “Era”, ku projekti është mbështetur nga Komisioni
Evropian, si dhe nga SIDA dhe SNV.

Fatos Lajçi, drejtor ekzekutiv i grupit Era, falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë projekt shumë të rëndësishëm për komunën e Pejës dhe më gjerë.

“Segmenti kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi është turizmi, andaj unë bëj thirrje te të gjitha institucionet që të bëhet më shumë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit”, theksoi Lajçi.

Edhe kreu i Pejës Ali Berisha ka përgëzuar të rinjtë për këto iniciativa, duke iu ofruar përkrahje të vazhdueshme të institucioneve në implementimin e projekteve të tilla që kanë karakter edukues alpin dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe turizmit,sepse komuna e Pejës ka potencial për këto resurse.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›