E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit seks me të miturën, pranga 30-vjeçarit

Ishte vetëm 14 vjeçe, kur nën presion
dhe kërcënim e detyruan
të kryente marrëdhënie seksuale
"vetëm për një herë". Por "vetëm
për një herë" do të shndërrohej
për minorenen në një kalvar
dhune seksuale e psikologjike, që
zgjati 1 vit rresht, derisa adoleshentja
të vendoste të denonconte
30-vjeçarin e shndërruar në padron
të trupit të saj të brishtë. Sipas
burimeve zyrtare të Drejtorisë
së Policisë së Tiranës, pardje adoleshentja
15-vjeçare ka shkuar
vetë në Zyrën e Seksionit Kundër
Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit,
ku u ka rrëfyer ofi cerëve të policisë
dhunën sistematike seksuale dhe
psikologjike që i është bërë për
gati një vit rresht. Ajo u ka rrëfyer
inspektorëve edhe në prani të punonjëses
sociale se 30-vjeçari, të
cilin e njihte sepse e kishte në lagje,
nën kërcënim të vazhdueshëm
kryente me të marrëdhënie seksuale
që prej shtatorit të vitit të
kaluar. Vetëm pardje ajo vendosi ta
denonconte atë. Pas kërkimeve të
shumta, dje policia bëri të mundur
ndalimin e 30-vjeçarit F.Gj., i cili
u mor në pyetje për pretendimet
e minorenes 15-vjeçare. Sipas të
riut të prangosur, vajza kishte kryer
me të marrëdhënie seksuale me
dëshirë dhe ai vetë s‘kishte ushtruar
mbi të në asnjë rast dhunë
fi zike apo psikologjike. Gjithsesi,
fakti që vajza është e mitur, mjafton
që 30-vjeçari F.GJ., të përfundojë
në pranga. Sipas njoftimit zyrtar
të bluve të kryeqytetit, pasi u kryen
veprimet hetimore dhe procedurale,
materialet hetimore të përpiluara
në ngarkim të shtetasit F.Gj.,
iu kaluan Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Tiranë. I prangosuri akuzohet
si i dyshuar "për konsumim
të veprës penale të marrëdhënies
seksuale ose homoseksuale me të
mitur", parashikuar kjo nga neni
100 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›