PDI: Qeveria? Kërkesat tona për Berishën
Partia për Drejtësi dhe Integrim kërkon nga Kryeministri Berisha një post ministror në kabinetin e ri, dy zëvendësministra, si dhe dy ambasadorë. Përkatësisht atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë në Bruksel, të cilët do të lobojnë për çështjen çame. Kryesia e Partisë për Drejtësi dhe Integrim miratoi dje paketën që do t‘i paraqesë Kryeministrit Berisha lidhur me kabinetin e ri qeveritar, duke shtuar në këtë mënyrë preferencat për përfaqësimin e tyre në qeveri. Kryetari i kësaj partie, në një komunikim për mediat, pas vendimeve të Kryesisë, bëri të ditur se një tjetër çështje që u diskutua dhe u miratua në mbledhje është që të mos pranojë kërkesën e deputetit socialist, Shpëtim Idrizi, që të bëhet pjesë e kësaj partie. "U diskutua që të marrim një portofol të rëndësishëm ministror, u kërkua që të kemi dy zëvendësministra, të marrim ambasadorë të cilët të jenë të atashuar pranë B-së dhe ndoshta në SHBA", u shpreh kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini. Me vendimin e djeshëm duket se merr fund dhe çështja mes deputetit Idrizi dhe kreut të PDI-së, Tahir Muhedini.
Sipas Muhedinit, pasi kërkoi të bëhej pjesë e partisë së çamëve, Idrizi, nuk pati kurajën ta konkretizojë këtë nismë. "Një nga pikat e rendit të ditës të parashikuara për mbledhjen e sotme, e cila ka interes edhe për mediat dhe opinionin publik, ishte shqyrtimi i kërkesës së z. Idrizi për t‘ju bashkuar forcës sonë politike, PDI. Kjo çështje u mbyll me deklarimin e çuditshëm të z. Idrizi në një nga mediat, i cili, me sa duket, nuk ka forcë e as kurajë të pohojë publikisht ato që ka thënë në takime konfidenciale", tha Muhedini. Kryetari i PDI-së bëri me dije pak ditë më parë se po zhvillohen negociata me deputetin socialist, Idrizi, i cili shpeshherë është shprehur në Kuvend "pro" çështjes çame. Duke pranuar se edhe deputetë të tjerë janë afruar pranë partisë çame, kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, deklaroi se në legjislaturën e re çamët do të kenë një grup parlamentar për të mbrojtur çështjen kombëtare. Nga ana tjetër, deputeti socialist, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se do të bashkëpunojë me deputetin Dashamir Tahiri për çështjen çame në Parlament, por ka theksuar se nuk ka biseduar apo takuar kreun e PDI-së. Drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Integrim bëri me dije se "PDI-ja është një parti mbarëkombëtare shqiptare dhe luftën kryesore e bën për të drejtat e njeriut. Shpëtim Idrizi e ka me dëshirë çështjen kombëtare. Ka dhënë edhe kontribut për çështjen e shqiptarëve çamë dhe unë mendoj se Shpëtim Idrizi është më afër se të gjithë deputetët e tjerë që të aderojë në partinë tonë". Sa i përket negociatave me PD-në ato ende nuk kanë filluar. Pak ditë më parë, Muhedini tha se akoma nuk është kontaktuar nga Kryeministri Berisha për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Sipas marrëveshjes paraelektorale me PD-në, kryetari i PDI-së kërkon edhe përfaqësimin e forcës që ai drejton me një anëtar në kabinet. "Ky vlerësim vjen natyrshëm edhe duke analizuar votat që mori partia e çamëve në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme", thotë Muhedini. Kreu i PDI-së e cilësoi këtë si një përgjegjësi të Kryeministrit Berisha, i cili duhet t‘i vlerësojë vetë forcat politike. "Ne kemi bërë një aktmarrëveshje dhe në bazë të kontributit do të bëhet vlerësimi. Ne dy forca jemi, PR dhe PDI, që kemi nga një mandat. Ne jemi përgatitur si forcë politike, por do të shohim si do të shkojnë negociatat me Berishën", tha ai.
Përplasja
Deputeti Tahiri, replika
në Kryesi me kryetarin
Deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Dashamir Tahiri,
shprehet i vendosur se në Parlament do të ketë prioritet zgjidhjen e çështjes çame, mbështetjen e pakufizuar qeverisë "Berisha" dhe aspak lakminë e karrigeve të pushtetit për përfitim personal e momental. Nga ana tjetër, ai deklaron se do të mbajë kontakte me deputetin socialist, Shpëtim Idrizi, gjithmonë në funksion të çështjes çame. "Deklaroj që me zotin Idrizi kam mbajtur dhe do të mbaj kontakte në funksion të zgjidhjes së çështjes sonë dhe shpresoj që së bashku ta mbrojmë atë në Parlamentin shqiptar. Sa i përket pretendimeve të z. Muhedini për një kërkesë të z. Idrizi për t‘ju bashkuar forcës sonë, deklaroj që zyrtarisht nuk jam në dijeni të një kërkese të tillë dhe se në të vërtetë është z. Muhedini shumë konfuz që një ditë deklaron që i bënë ftesë dhe është duke zhvilluar negociata dhe të nesërmen mohon dhe e refuzon diçka të tillë", tha ai. Nga ana tjetër, ai bëri me dije se, duke parë rëndësinë e çështjes, ka kërkuar me urgjencë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDI-së për të bërë analizën e përgjithshme të partisë, nxjerrjen e përgjegjësive dhe riorganizimin e saj për t‘u përshtatur më së miri me tipin e një partie parlamentare moderne.
Reagimi
Idrizi: S‘kam kërkuar
të shkoj te PDI-ja
Deputeti i Partisë Socialiste, Shpëtim Idrizi, reagoi menjëherë dje pas deklaratës së kreut të PDI-së, Tahir Muhedini. Idrizi tha se ai nuk ka kërkuar ndonjëherë që të bëhet pjesë e PDI-së dhe se deklaratat e kreut të kësaj partie janë qesharake. Idrizi konfirmoi edhe një herë se ai do të vijojë që të mbrojë çështjen çame në Parlament. "Nuk kam pasur asnjë bisedim me Tahir Muhedinin, por do jem në sinkron të plotë me deputetin e PDI-së, Dashamir Tahirin, për çështjen çame në Kuvend", u shpreh për të njëjtën çështje pak ditë më parë Idrizi. Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht pjesë e strukturave të larta të partisë, theksoi se do të mbajë të njëjtin qëndrim që ka mbajtur gjatë katër viteve të shkuara në Parlament për çështjen çame. Dy deputetët, Idrizi dhe Tahiri, mësohet se kanë përgatitur një draft për në Kuvendin e ardhshëm, që kërkon mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes çame. Pavarësisht pretendimit të kreut të PDI-së, Tahir Muhedini, deputeti i PS-së, ka theksuar se çështjen çame do ta mbrojë edhe nga Partia Socialiste, ashtu siç ka vepruar në katër vitet e legjislativit të kaluar.