I sëmuri mendor masakron babanë 80-vjeçar
Edhe pse e kanë etiketuar si
person "me të meta mendore",
sipas specialistëve
të kriminalistikës ai ka vepruar
me plan për vrasjen e babait
80-vjeçar. Pasi e ka vrarë njeriun
me të cilin kishte ndarë jetën
për shumë vite dhe "i kishte bërë
kokën", i qetë është ulur në një nga
divanet e dhomës së pritjes dhe pa
kryer asnjë veprim ka qëndruar
pa lëvizur derisa aty ka mbërritur
policia, e cila i ka hedhur prangat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën
e pardjeshme në Tiranë.
Sipas njoftimeve zyrtare të uniformave
blu të kryeqytetit, gjatë ditës
së djeshme është vënë në pranga
41-vjeçari Adnand Shehu, pasi me
sende të forta ka vrarë babanë e
tij, 80-vjeçarin Rudi Shehu. Autori
në momentin e prangosjes, sipas
policisë, ishte në gjendje të rëndë
psikike. Mësohet se dy protagonistët
e ngjarjes tragjike, djali dhe
babai, kanë qenë vetëm për vetëm
në momentin kur ka ndodhur
sherri që është shndërruar në
konfl ikt me pasojë vrasjen. Kanë
qenë fqinjët e familjes Shehu, të
cilët pas thirrjeve për ndihmë të
viktimës, kanë bërë nëpërmjet
telefonit njoftimin në polici. Ata
kanë dëgjuar britmat që kishte
lëshuar i moshuari gjatë kohës
kur ishte goditur për vdekje nga
djali i tij. Policia e kryeqytetit tha
se, rreth orës 23:15 të dy ditëve
më parë, shërbimet e policisë dhe
specialistë të Seksionit Kundër
Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit
morën njoftim se në një pallat të
ndodhur në rrugën "Siri Kodra"
janë dëgjuar disa britma dhe
thirrje për ndihmë nga banorët e
këtij pallati. Në drejtim të vendit
të ngjarjes kanë shkuar patrullat
e komisariatit dhe kanë marrë
informacionet e para. Menjëherë
për në vendin e ngjarjes mbërritën
forcat e policisë, që gjetën trupin e
pajetë dhe vunë në pranga të dyshuarit,
41-vjeçarin Adnand Shehu.
Sherri
Djali e ka vrarë në atin pas një
zënke banale. Ngjarja e rëndë
ndodhi rreth orës 23:15 të dy
ditëve më parë, në një pallat në
rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet.
Sipas policisë që mbërriti shpejt
në familjen Shehu, autori është
i sëmurë mendorë. 41-vjeçari
Adnand Shehu, i cili vuante nga
çrregullimet psikike, ka goditur
të atin, 80-vjeçarin Rudi Shehu,
me sende të forta që i ka gjetur në
banesë. Plagët kanë qenë fatale
për të moshuarin, duke i shkaktuar
vdekjen e menjëhershme. Siç
bëjnë të ditur burimet policore,
autori është arrestuar në kushtet
e fl agrancën, brenda në banesë,
ndërsa viktima nuk ka mundur të
marrë ndihmën mjekësore, pasi
u gjet pa jetë. Sipas dëshmive të
mbledhura nga uniformat blu
që kanë mbërritur në vendin e
ngjarjes, viktima dhe i dyshuari
për krimin janë zënë në fillim
dhe më pas 41-vjeçari, me sende
rrethanore, si karrige dhe gjëra të
tjera, ka qëlluar deri në vdekje të
atin. Forca të policisë që shkuan
në vendin e ngjarjes kanë bërë të
ditur se 80-vjeçarin e kanë gjetur
në fund të jetës së tij dhe nuk ka
pasur asnjë mundësi për ndërhyrje
me qëllim shpëtimin e tij. Pas
kësaj kanë nisur kërkimet dhe
kanë gjetur dhe të dyshuarin për
këtë ngjarjes, që e kanë ndaluar
dhe më pas shoqëruar për në qeli,
ku është marrë në pyetje. Nga të
dhënat është mësuar se krimi në
familje ka ndodhur pas një sherri
mes të moshuarit dhe të birit, për
çështje pa rëndësi. Por pas sherrit
ai e ka qëlluar babanë me sende
të forta, deri sa i ka marrë jetën.
Hetimi
Me të marrë njoftimin, në
drejtim të vendit të ngjarjes kanë
shkuar patrulla të Komisariatit
numër 4, që kanë nën administrim
zonën. Pasi kanë pyetur
banorët dhe kanë bërë kontrollet
e para, ata kanë njoftuar kolegët
e tyre të Drejtorisë së Policisë së
Tiranës. Këta të fundit kanë formuar
grupin hetimor dhe më pas
kanë konstatuar se në ambientet
e brendshme të kësaj banese
ishte i vrarë me sende të forta
80-vjeçari Rudi Shehu. Nga hetimet
paraprake të kryera në vendin
e ngjarjes, rezultoi se autor i
kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë
djali i viktimës, Adnand Shehu,
41 vjeç, i cili u gjend pasi kishte
kryer krimin, në dhomën tjetër
të banesës. Dyshohet se motiv i
kësaj ngjarjeje është për motive
të dobëta midis viktimës dhe
autorit, pasi ky i fundit dyshohet
se vuante nga një sëmundje mendore.
Aktualisht, nga specialistët
e Seksionit Kundër Krimeve ndaj
Jetës dhe Shëndetit, është marrë
masa e arrestit në ngarkim të
shtetasit Adnand Shehu, për
konsumim të veprës penale të
"vrasjes me dashje".
person "me të meta mendore",
sipas specialistëve
të kriminalistikës ai ka vepruar
me plan për vrasjen e babait
80-vjeçar. Pasi e ka vrarë njeriun
me të cilin kishte ndarë jetën
për shumë vite dhe "i kishte bërë
kokën", i qetë është ulur në një nga
divanet e dhomës së pritjes dhe pa
kryer asnjë veprim ka qëndruar
pa lëvizur derisa aty ka mbërritur
policia, e cila i ka hedhur prangat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën
e pardjeshme në Tiranë.
Sipas njoftimeve zyrtare të uniformave
blu të kryeqytetit, gjatë ditës
së djeshme është vënë në pranga
41-vjeçari Adnand Shehu, pasi me
sende të forta ka vrarë babanë e
tij, 80-vjeçarin Rudi Shehu. Autori
në momentin e prangosjes, sipas
policisë, ishte në gjendje të rëndë
psikike. Mësohet se dy protagonistët
e ngjarjes tragjike, djali dhe
babai, kanë qenë vetëm për vetëm
në momentin kur ka ndodhur
sherri që është shndërruar në
konfl ikt me pasojë vrasjen. Kanë
qenë fqinjët e familjes Shehu, të
cilët pas thirrjeve për ndihmë të
viktimës, kanë bërë nëpërmjet
telefonit njoftimin në polici. Ata
kanë dëgjuar britmat që kishte
lëshuar i moshuari gjatë kohës
kur ishte goditur për vdekje nga
djali i tij. Policia e kryeqytetit tha
se, rreth orës 23:15 të dy ditëve
më parë, shërbimet e policisë dhe
specialistë të Seksionit Kundër
Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit
morën njoftim se në një pallat të
ndodhur në rrugën "Siri Kodra"
janë dëgjuar disa britma dhe
thirrje për ndihmë nga banorët e
këtij pallati. Në drejtim të vendit
të ngjarjes kanë shkuar patrullat
e komisariatit dhe kanë marrë
informacionet e para. Menjëherë
për në vendin e ngjarjes mbërritën
forcat e policisë, që gjetën trupin e
pajetë dhe vunë në pranga të dyshuarit,
41-vjeçarin Adnand Shehu.
Sherri
Djali e ka vrarë në atin pas një
zënke banale. Ngjarja e rëndë
ndodhi rreth orës 23:15 të dy
ditëve më parë, në një pallat në
rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet.
Sipas policisë që mbërriti shpejt
në familjen Shehu, autori është
i sëmurë mendorë. 41-vjeçari
Adnand Shehu, i cili vuante nga
çrregullimet psikike, ka goditur
të atin, 80-vjeçarin Rudi Shehu,
me sende të forta që i ka gjetur në
banesë. Plagët kanë qenë fatale
për të moshuarin, duke i shkaktuar
vdekjen e menjëhershme. Siç
bëjnë të ditur burimet policore,
autori është arrestuar në kushtet
e fl agrancën, brenda në banesë,
ndërsa viktima nuk ka mundur të
marrë ndihmën mjekësore, pasi
u gjet pa jetë. Sipas dëshmive të
mbledhura nga uniformat blu
që kanë mbërritur në vendin e
ngjarjes, viktima dhe i dyshuari
për krimin janë zënë në fillim
dhe më pas 41-vjeçari, me sende
rrethanore, si karrige dhe gjëra të
tjera, ka qëlluar deri në vdekje të
atin. Forca të policisë që shkuan
në vendin e ngjarjes kanë bërë të
ditur se 80-vjeçarin e kanë gjetur
në fund të jetës së tij dhe nuk ka
pasur asnjë mundësi për ndërhyrje
me qëllim shpëtimin e tij. Pas
kësaj kanë nisur kërkimet dhe
kanë gjetur dhe të dyshuarin për
këtë ngjarjes, që e kanë ndaluar
dhe më pas shoqëruar për në qeli,
ku është marrë në pyetje. Nga të
dhënat është mësuar se krimi në
familje ka ndodhur pas një sherri
mes të moshuarit dhe të birit, për
çështje pa rëndësi. Por pas sherrit
ai e ka qëlluar babanë me sende
të forta, deri sa i ka marrë jetën.
Hetimi
Me të marrë njoftimin, në
drejtim të vendit të ngjarjes kanë
shkuar patrulla të Komisariatit
numër 4, që kanë nën administrim
zonën. Pasi kanë pyetur
banorët dhe kanë bërë kontrollet
e para, ata kanë njoftuar kolegët
e tyre të Drejtorisë së Policisë së
Tiranës. Këta të fundit kanë formuar
grupin hetimor dhe më pas
kanë konstatuar se në ambientet
e brendshme të kësaj banese
ishte i vrarë me sende të forta
80-vjeçari Rudi Shehu. Nga hetimet
paraprake të kryera në vendin
e ngjarjes, rezultoi se autor i
kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë
djali i viktimës, Adnand Shehu,
41 vjeç, i cili u gjend pasi kishte
kryer krimin, në dhomën tjetër
të banesës. Dyshohet se motiv i
kësaj ngjarjeje është për motive
të dobëta midis viktimës dhe
autorit, pasi ky i fundit dyshohet
se vuante nga një sëmundje mendore.
Aktualisht, nga specialistët
e Seksionit Kundër Krimeve ndaj
Jetës dhe Shëndetit, është marrë
masa e arrestit në ngarkim të
shtetasit Adnand Shehu, për
konsumim të veprës penale të
"vrasjes me dashje".