Qëllon me pompën bashkëfshatarin, prangoset 44-vjeçari
Një grindje banale e çastit ka çuar një 44-vjeçar nën pranga për plagosje me dashje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në fshatin Krutje, të komunës me të njëjtin emër në Rrethin e Lushnjës. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se Durim Çela, 44 vjeç, është konfliktuar mbrëmjen e së premtes me një bashkëfshatarin e tij me inicialet B.L. Debati për motive banale ka bërë që 44-vjeçari të godasë në kokë me majën e pompës që mbante në dorë 29-vjeçarin, duke i shkaktuar atij plagë. I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lushnjës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 44-vjeçari po ndiqet penalisht për akuzën e "plagosjes me dashje".