Turqia rrit investimet me 6 milionë
06/04/2012 Vizita, Kryeministri Berisha pritet nga drejtuesit e lartë turq
Firmosen paktet, Erdogan: Shqipëria si Turqia, jashtë krizës
Turqia premton se do të rrisë me rreth 6 milionë dollarë investimet e saj në Shqipëri. Deklarata është bërë nga kryeministri i këtij vendi Rexhep Taip Erdogan gjatë takimit që zhvilloi me kreun e qeverisë sonë Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në shtetin fqinj. “Shqipëria është aleati strategjik i Turqisë në Ballkan. Sigurisht që vizitat e ndërsjella kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit me vendet tona. Aktualisht vlera e bashkëpunimit dhe investimit është rreth 4 milionë dollarë. Shumë investitorë turq krijojnë investimet e tyre në shtetin shqiptar, por ne synojmë që investimi ynë në Shqipëri të kalojë mbi 1 miliard dollarë”, - deklaroi Ergogan. Në këtë mënyrë, duket se qëllimi i vizitës së kreut të qeverisë shqiptare për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve u realizua me sukses. Deklarata pozitive e kryeministrit turk merr një nuancë reale kur kupton se projektet e tij në raport me vendin tonë i mbështet te bindja se Shqipëria nuk është prekur nga kriza ekonomike si vendet e tjera në botë. “Shqipëria mbetet një nga vendet e paprekura nga kriza ekonomike, ashtu si Turqia. Edhe ne kemi disa probleme të vogla, por e rëndësishme është që Shqipëria nuk ka probleme serioze si rrjedhojë e krizës ekonomike që ka përfshirë botën. Ne duhet të mbështetmi në forcat tona. Derisa Shqipëria të jetë e stabilizuar, do të jetë vend me potenciale të larta për të tërhequr investimet e huaja”, - vuri në dukje Erdogan.
Në konferencën e përbashkët që u zhvillua pas takimit kokë më kokë, Kryeministri Berisha lidhur me aktivizimin e palës turke në sektorin ekonomik tha: “Nga viti 2005 deri më sot investimet turke në Shqipëri janë rritur 9 herë. Ato mund të rriteshin edhe 90 herë, por këto janë objektiva për t’u realizuar në të ardhmen. Sot u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme, por janë me dhjetëra të tjera që rritin investimet. Ne që kemi përjetuar diktaturat më të egra kemi mirëkuptimin më të madh mes nesh”, - tha shefi i ekzekutivit shqiptar. Në kudër të vizitës së Kryeministrit Berisha në Turqi mes tij dhe homologut turk u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin midis Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e arkivave midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Detit të Zi së shpejti pritet të organizohet në Stamboll një samit mes kryetarëve të shteteve të këtyre dy vendeve.
Në vijim Erdogan i uroi shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa Kryeministri Berisha e përktheu vizitën e tij në këtë përvjetor si një rast të shkëlqyer për të shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj kombit turk dhe Turqisë për mbështetjen 100-vjeçare. Më tej ai tha se shqiptarët dhe turqit kanë lidhje gjaku dhe e ftoi homologun Erdogan për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Projekti TAP
Kryeministri i Turqisë, Erdogan, në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kreun e qeverisë sonë shprehu mbështetjen e tij për realizimin e projektit TAP. “Azerbajxhani po bën përpjekjet e veta lidhur me projektin e TAP. Edhe ne do të mbështesim një projekt të tillë, duke pasur parasysh që Azerbajxhani është vendi kryesor nga i cili do të transportohet gazi. Duam të kemi një lloj bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Italinë, duke pasur parasysh zgjidhjen e problemit të transferimit të gazit nga vendi ynë në Shqipëri dhe Itali, edhe vendimi ynë do të merret në këtë kuadër”, - deklaroi ai dhe vlerësoi Shqipërinë si aleatin strategjik të Turqisë në Ballkan.
Forumi
Në ditën e dytë të vizitës Kryeministri Berisha do të këtë një mëngjes pune me ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e biznesit, që organizohet nga Bashkimi i Dhomave dhe Bursave të Turqisë. Kryeministri do të prezantojë reformat që ka ndërmarrë dhe hapat e rinj që pritet të implementojë qeveria shqiptare për ta bërë edhe më atraktive e konkurruese klimën për biznes në Shqipëri, potencialet që ofron vendi ynë në sektorë të ndryshëm të zhvillimit etj. Kryeministri do të ftojë biznesmenët turq për të investuar në Shqipëri, duke i garantuar ata se investimi i tyre këtu do të jenë një histori suksesi.
Gyl dhe Berisha: Mbështetje në të gjitha fushat
Në ditën e parë të vizitës së tij numri një i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, zhvilloi në Ankara një takim me presidentin Abdullah Gyl. Kryeministri i shprehu presidentit turk mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe ndihmën e gjithanshme ndaj Shqipërisë, për mbështetjen për anëtarësimin në NATO, si dhe për mbështetjen që Turqia i ka dhënë dhe i jep Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj. Berisha e njohu presidentin Gyl me reformat e thella e të gjithanshme që qeveria shqiptare ka realizuar dhe po vijon të punojë me përparësi kryesore ecjen përpara me shpejtësi drejt projektit më madhor të shqiptarëve për këtë shekull: anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet vëllazërore mes të dy vendeve e kombeve dhe vullneti i palëkundur i të dyja palëve për t’i thelluar lidhjet e panumërta të miqësisë mes dy popujve, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat në dobi të interesit më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve. Nga ana e tij Gyl e siguroi Kryeministrin Berisha se Turqia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha fushat. Madje, në sektorin ekonomik ai e siguroi Kryeministrin Berisha se si president i vendit mik do të vijojë të nxisë investitorët turq për të investuar në Shqipëri. Në veçanti sektori i turizmit u vlerësua si një ndër sektorët ku investimet turke mund të shënojnë histori të vërtetë suksesi për ta dhe për Shqipërinë.
Kryeministri Berisha dhe kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek, rikonfirmuan në takim vullnetin e dy vendeve për t’i çuar më tej lidhjet e pafundme mes të dy popujve.
Në diskutimet për rajonin u vlerësua se Shqipëria me politikat e saj të drejta e te moderuara është shndërruar në një faktor i rëndësishëm promovues të stabilitetit, bashkëpunimit dhe miqësisë në rajon.
Berisha dhe presidenti Gyl ripohuan se mbështetja për integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit është një faktor i rëndësishëm për konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit më të mirë të popujve të tij.