Fazliç: “U njoha me aktet e akuzës”
Autori i Lajmit: red.
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, ka qëndruar për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Prokurorët e çështjes i kanë dorëzuar aktet e dosjes, të përkthyera në anglisht, por nuk bëhet e ditur nëse biznesenit i është komunikuar ndonjë akuzë. Pas daljes nga Prokuroria, Fazliçi është shprehur se kishte marrë në dorë aktet e Prokurorisë së Tiranës. Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, është paraqitur dje për të dytën herë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës nën shoqërinë e avokatit të tij, Genc Gjokutaj, për t u njohur me të gjitha dokumentet që disponon organi i akuzës në ngarkim të tij. Burimet pranë organit të akuzës bënë të ditur se materialet do të përkthehen në anglisht. Fazliçi është paraqitur në Prokurori rreth orës 11.00 të paradites së djeshme dhe është marrë në pyetje për rreth 2 orë. “Mora në dorë aktet e Prokurorisë së Tiranës dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”,- ka thënë Fazliçi, pasi ka dalë nga Prokuroria. Ende nuk ka sqarime nëse serbo-boshnjakut Damir Fazliç i është komunikuar ndonjë akuzë konkrete. Pas dy orë deklarimesh, të hënën Fazliçi ka lënë Prokurorinë dhe ka preferuar të mos bëjë asnjë koment në lidhje me deklarimet e tij në organin e akuzës. Prokurorët Dritan Reshka dhe Besnik Cani kanë marrë deklarimet e biznesmenit për rreth 2 orë. Ndërsa avokati i tij ka pohuar se klientit të tij nuk i është komunikuar asnjë akuzë, por është thirrur në cilësinë e personit për të dhënë deklarimet e tij. Dy prokurorët e çështjes i dërguan javë më parë Fazliçit, fletëthirrjen për t u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës në periudhën 15-28 shkurt, ndërkohë që deri më tani zyrtarisht nuk dihet se për çfarë është pyetur ai. Kjo ishte hera e parë që Fazliçi dëshmon në Prokurorinë shqiptare, disa muaj pasi u hodhën dyshimet e para për bizneset fantazmë të tij në Shqipëri dhe pastrim parash.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009