Ish-shikasi kundër të akuzuarve për zhdukjen e Remzi Hoxhës
Autori i Lajmit: red.
Drejtuesit e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe funksionarë të tjerë të këtij institucioni kanë dëshmuar në gjykatë për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Edhe pse të gjithë kanë qenë në dijeni të ngjarjes, asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshirjen e SHIK-ut në këtë histori. Dje ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda Ilir Cenollari, ish- drejtori i komanduar i SHIK-ut, i cili ka pohuar në gjykatë se deklarimet e Ziso Kristopulit ishin të vërteta. Gjatë dëshmisë së tij funksionari i lartë ka pohuar se në vitet 1998-1999 kishte marrë kontakt me Ziso Kristopullin, i cili, i shoqëruar nga punonjës të SHIK-ut donte të bënte kallëzim, pasi ishte keqtrajtuar nga SHIK. Cenollari dëshmoi se atëherë ishin bërë verifikimet në terren dhe ishte konstatuar vërtetësia e deklarimeve të Kristopullit, madje së bashku kishin shkuar në Vain të Lezhës ku vetë Ziso Kristopulli kishte pohuar se e kishin sjellë pikërisht në atë vend. Deri tani kanë dhënë dëshmitë e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda krerët më të lartë të SHIK-ut në kohën që është zhdukur biznesmeni shqiptaro-maqedonas. Po dje ka dëshmuar dhe Hasi Terziu, ish-shofer në SHIK, në kohën e rrëmbimit të biznesmenit Remzi Hoxha, dhe Maksim Kroi, punonjës i pularisë së Kristopullit. Për krimin e kryer gati 14 vjet më parë në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish- SHIK-as dhe gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtu në Tiranë: Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi.
Dëshmia
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdojnë dëshmitë për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, më 1995. Ilir Cenollari, ish- drejtor i komanduar i SHIK-ut ishte dje dëshmitar në seancën gjyqësore ndaj Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros, Budjon Meçes dhe Avni Koldashit. Ata akuzohen për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha më 1995. Cenollari ka pohuar për togat e zeza se ishte në dijeni të keqtrajtimit të Ziso Kristopullit, por nuk ka përmendur në asnjë rast Remzi Hoxhën. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e ish-shikasve, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë. Mes dëshmitarëve në këtë proces ishte edhe gjenerali Agim Shehu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish-zëvendësministër i Brendshëm, dhe Fatos Klosi, ish-shefi i SHIK-ut.
Zhdukja
Dosja e vjetër e zhdukjes së biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha, që daton në vitin 1995, është rihapur nga Prokuroria. Ndërsa tashmë janë sërish nën hetim dhe krerë të SHISH-it, si të dyshuar në zhdukjen e mistershme të këtij biznesmeni. Deri tani janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, të cilët dyshohen si të implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 95. Të pandehur për këtë çështje janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro. Budjon Meçe ndodhet në spital, për shkak të një sëmundjeje, ndërsa Ilir Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar. Më 4 maj Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të pandehurit Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, të cilët dyshohet se janë implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Katër ditë pas kësaj, Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi Arben Sefgjinit dhe Avni Koldashit këtë masë sigurie, ndërsa mungonte sërish Budjon Meçe. Arben Sefgjini e cilësoi të padrejtë vendimin e prokurorit, pasi, sipas tij, “pretendimet e tij (prokurorit) janë të pavërteta”.
Krerët e SHIK-ut në gjykatë për biznesmenin
Krerët më të lartë të SHIK-ut kanë dhënë dëshmitë e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Nga Fatos Klosi e deri te dëshmia e lexuar në gjykatë, pas vdekjes, e Bashkim Gazidedes, kanë treguar se krerët e SHIK-ut kishin dijeni për zhdukjen, por asnjë prej tyre nuk ka përfshirë institucionin e shërbimeve sekrete në zhdukjen e tij. Përveç ish-funksionarëve të SHIK-ut kanë dëshmuar dhe punonjës policie. Gjergji Jorgo, në kohën e ngjarjes, shefi i komisariatit numër tre në kryeqytet, ka rrëfyer se menjëherë pas zhdukjes së Hoxhës, ka nisur veprimet dhe shpalljen në kërkim të të akuzuarve. Gëzim Jarani, përgjegjës i zyrës së ankesave në Presidencë në vitet 92- 97, ka dëshmuar para trupit gjykues se ka depozituar në arkivat e Presidencës denoncimin që ka marrë nga familjarët e biznesmenit të zhdukur, Remzi Hoxha. Ilir Xheta, inspektor krimesh në vitin 1995, tha se ishte i pari që mori denoncimin për zhdukjen e Remzi Hoxhës. “Pas denoncimit për zhdukjen e Remzi Hoxhës, nisëm verifikimet për gjetjen e të zhdukurit”,- ka thënë para trupit gjykues ai.
Remzi Hoxha”, kapet në Londër Ilir Kumbaro
Është vënë në pranga ish-oficeri i SHIK-ut Ilir Kumbaro, i cili është një ndër të akuzuarit e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. Burimet konfirmojnë se prangosja e Kumbaros erdhi pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpoli. Ai është ruajtur dhe përgjuar për një kohë të gjatë deri në finalizmin e aksionit policor. Për të fshirë gjurmët, Kumbaro ka bërë disa herë manovra duke ndryshuar adresë nëpër lagjet londineze. Dosja “Remzi Hoxha”, ka në bankën e të akuzuarve 4 të pandehur të gjithë ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar. Gjatë seancave të deritanishme gjyqësore kanë qenë vetëm Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini. Kanë munguar në seanca gjyqësore Budjon Meçe, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Ilir Kumbaro që ishte në arrati. Por tani pritet që edhe Kumbaro të jetë para trupit gjykues pas ektradimit nga Anglia. Ende nuk dihet se sa kohë mund të zgjasë ekstradimi i tij.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009