E Hënë, 2 Nëntor 2026

Verë 2005 nga Pogradeci në Ohër me traget

26/02/2005  Për të shkuar nga Pogradeci në Ohër nuk do të ketë më nevojë për makinë. Një marrëveshje me Ministrit të Transportit Poci dhe homologut Maqedonas Xhemali Mehazi, parashikon që gjatë verës, pushuesit të shfrytëzojnë lehtësitë e tragetit duke kaluar lirshëm kufirin mes dy vëndeve. Takimi i dy ministrave të transportit, ka prekur gjerësisht temën e transportit i cili me sa duket në të ardhmen nuk do të kufizohet vetëm në vijë rrugore por dhe në hekurudhore dhe ujore. Për transportin ujor, ministri Poçi kërkoi një bashkëpunim më të madh në lidhje me realizimin e fillimit të linjës liqenore Ohër-Pogradec në sezonin veror 2005. duke filluar me përmirësimin e infrastrukturës së pontileve ekzistuese. Trageti do të jetë një formë e shkurtër për të kaluar nëpërmjet Liqenit. Nga ana tjetër pritet që të dy vëndet të bashkpunojnë më shumë dhe të gjejnë fondet e nevojshme për të vënë në punë linjën hekurudhore. Të dy palët, kanë synuar gjetjen e rrugëve dhe mundësive për lidhjen hekurudhore midis dy vendeve. Nga pala shqiptare kanë filluar procedurat e miratimit. Aktualisht, janë programuar fondet përkatëse, me qëllim që brenda vitit 2005 të hartohet projekti i linjës së re hekurudhore, stacioni i Linit-Kufi. Ministri Poçi i ka kërkuar homologut të tij që pala maqedonase të miratojë Marrëveshjen për hartimin e projektit të linjës Kufi-Strugë, me qëllim mundësimin sa më shpejtë të punimeve në linjën e re që do të lidhë të dy vendet. Ndërkaq korridori 8 , beneficat e të cilit prekin të dy vëndet,ka patur arritjet por dhe probleme e veta. Kështu sipas Raportit të Pocit kanë përfunduar 165 km nga Korridori VIII , 31 km janë në ndërtim dhe të pafinancuara janë akoma 64 km.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›