E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët organizohen për afatin e prillit

Përfaqësuesit e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u takuan me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, të cilët kërkuan nga Rektorati i UP-së që ta rishikojnë mundësinë e organizimit të dy provimeve për afatin e prillit.

“Përfaqësuesit e Rektoratit u pajtuan që sot pasdite të punojnë me të gjithë dekanët e UP-së për të shikuar mundësinë e organizmit edhe të një provimi shtesë (d.mth. dy provimeve) në afatin e prillit, aty ku ka mundësi,dhe pa e dëmtuar procesin mësimor”, thuhet në njoftimin e rektoratit.

Por bëhet e ditur se studentët nuk janë bindur dhe do të ptotestojnë. 

"“Prej orës 9:00 – 9:30 të mblidhen të gjithë studentët para fakultetit përkatës. Pas kësaj prej orës 9:30 – 10:00 do marshojmë drejtë Biblotekës Kombëtare, dhe në ora 10:00 do të mblidhemi të gjithë studentët e fakultetëve të UP-së para Biblotekës Kombëtare dhe prej aty do nisemi gjithë së bashku drejtë Rektoratit të UP-së”, ka thënë Fatlum Abazi.

Edhe organizata të tjera studentore shprehen të vendosura se do të protestojnë kundër këtij vendimi.

“Ne paralajmërojmë Rektoratin se në ditët e ardhshme studentët do të organizohen kundër këtyre vendimeve të padrejta që po e bllokojnë studentin. Lëvizja studentore për barazi - STUDIM KRITIKE VEPRIM do të jetë pjesë e organizimeve dhe do të reagoj kundër çdo padrejtësie brenda UP-së, dhe kudo tjetër. Nuk do të rrimë indiferent brenda këtij kaosi të qëllimshëm, organizimi është përgjigjja jonë.”, thuhet në deklartën e kësaj organizate.

Në mbledhjen e fundit Këshilli Drejtues kishte vendosur që të anulojë afatin e prillit për mbajtjen e provimeve për studentët si dhe për rritjen e rrogave të veta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›