E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëqind ditët e Obamës më të suksesshmet

Uashington - Njëqind ditët e para të Barak Obamës si presidenti i Shteteve të Bashkuara janë më të suksesshmet në 30 vjetet e fundit për një drejtues të Shtëpisë së Bardhë.

Këtë konkluzion e nxjerr një sondazh i organizuar nga “ABC”-“Washington Post”. Sondazhi tregon se 69 % e amerikanëve janë të kënaqur me reformat e presidentit të ri.

Që nga viti 1877 e deri më sot, në 100 ditët e para të mandatit presidencial Xhimi Karter kishte arritur të merrte 63% të vlerësimit të qytetarëve amerikanë. Ronald Regan ka marrë 67%, Xhorxh H. Bush 58%, Bill Klinton 52%, dhe Xhorxh W. Bush 62%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›