Somali, piratët sulmojnë një anije italiane me pasagjerë
Najrobi - Një anije italiane udhëtimesh është sulmuar mbrëmë nga piratët në brigjet e Somalisë, pa shkaktuar të plagosur. Ndërkohë, forcat detare të Somalisë bëjnë të ditur se anija italiane hapi zjarr në drejtim të piratëve, duke i zmbrapsur ata.
Në bordin e anijes “Melody” ndodhen 991 pasagjerë. Komandanti i saj deklaron për agjencinë ANSA se anija aktualisht është drejtuar drejt portit jordanez të Aqabas.
Në bordin e anijes “Melody” ndodhen 991 pasagjerë. Komandanti i saj deklaron për agjencinë ANSA se anija aktualisht është drejtuar drejt portit jordanez të Aqabas.