E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëqind ditët e para të Traktatit të Lisbonës

Jirzhi Brodski*

Traktati i Lisbonës, i cili u nënshkrua në atmosferën e duartrokitjeve të zjarrta dhe u ratifikua nën presion të madh, ka më shumë se njëqind ditë që është aplikuar në jetë. Por a solli ky traktat në BE, më shumë liri dhe demokraci, ashtu siç trumbetonin dhe ngulmonin ithtarët e tij? A i thjeshtësoi dhe i bëri më transparente kuadrin dhe strukturat ligjore të BE-së? A i dha BE-së peshë më të madhe në skenën ndërkombëtare? A lejoi dhe mundësoi zgjerimin e mëtejshëm të saj? E afroi vendimmarrjen BE-së më afër qytetarëve të shteteve anëtare dhe a u mundësojë atyre që të identifikohen plotësisht me BE-në?
Po për ç´farë u votua?
Vetë gjeneza e Traktatit të Lisbonës dhe procesit të ratifikimit të tij ishte një dëshmi e trishtuar, e cila pakësoi demokracinë në Bashkimin Evropian. Përveç Irlandës, që ishte i vetmi vend ku qytetarët mundën të thoshin diçka për Traktatin e Lisbonës, duke i detyruar të thoshin “po”-në e tyre. Për këtë arsye votuan dy herë, pasi procesi i ratifikimit ishte shumë i pafat, duke e detyruar dhe jo duke lejuar votën e lirë. Ky nuk ishte një votim parlamentar i vendeve anëtare, ku njerëzit votojnë për veten e tyre, por një votim që deshi të tregonte se të gjithë janë “evropianë të mirë” dhe prandaj nuk do të jenë ata, të cilët do të bëjnë të pamundur ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Nuk ka pasur asnjë temë tjetër dominuese, për të cilën diplomatët evropianë të kenë folur kaq shumë dhe me kaq pasion të zjarrtë, ashtu siç nuk ka asnjë tjetër nismë që ta promovojnë në këtë mënyrë (shpeshherë pa e lexuar traktatin), dhe ketë e bënë jo për interesa të vendeve të tyre. Në këtë kuptim, njëqind ditët e para të jetës së Traktatit të Lisbonës ishin ditë boshe. Nuk pati asnjë temë debati për ratifikimin e këtij traktati, që mund ta zëvendësonte atë. Vetëm se u bë leximi i tij dhe ky në mënyrë të ndershme. Pati mjaft spekulime dhe konfuzion, ishte zhgënjim me shumë surpriza, si për përmbajtjen ashtu edhe për atë se çfarë nënkupton Traktati i Lisbonës.
Më pak demokraci
Traktati i Lisbonës ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme demokracinë dhe lirinë në Bashkimin Evropian. Zgjeroi votimin e të ashtuquajturës maxhorancë e kualifikuar, në mënyrë që miratimi në BE të jetë sa më i lehtë dhe mosmiratimi, vendosja e vetos (ose për të parandaluar miratimin e legjislacionit të ri) të jetë sa më i vështirë. Krijoi institucione të reja, të cilat nuk qartësojnë strukturën institucionale të BE-së dhe këto funksione i shkëputi totalisht nga të gjitha vendimmarrjet e qytetarëve, duke mos iu përgjigjur atyre. Traktati i Lisbonës duhet të forcojë rolin e parlamenteve kombëtare në procesin legjislativ, por asnjë parlament kombëtar në njëqind ditët e para nuk e ka këtë të qartë. Për këtë arsye, kryetari i konferencës së komisioneve për çështjet evropiane në Parlamentin e shteteve anëtare të BE-së ju drejtua më 16 Shkurt 2010 kryetarit të Këshillit të Evropës, zotit Herman Van Rompye, me një letër ku i kërkon shpjegime për “Protokollin Nr. 2, mbi përdorimin e parimeve të subsidiaritetit dhe proporcionalitetit”, duke përmendur shprehjen “akt ligjor”, ku flitet për aktet ligjore, të cilat do të kenë të drejtë t’i kontrollojnë Parlamentet kombëtare në kuadër të principit të subsidiaritetit. Marrësi i kësaj letre është vetë Presidenti i ri i Këshillit Evropian, funksion të cilin e ka krijuar pikërisht Traktati i Lisbonës, por që sigurisht, duke mos i besuar rolin e përkthyesit të dispozitave të saj.
Postin e kryetarit të Këshillit Evropian dhe ministrit të Punëve të Jashtme e krijuan përkrahësit e idesë së integrimit evropian. Bashkimi Evropian me këtë duhej të fitonte më shumë peshë në arenën ndërkombëtare dhe shpesh të flasë me një zë. Në SHBA u gëzuan që numri i telefonit të Presidentit të Këshillit Evropian do të jetë po ai numër telefoni në Evropë, të cilin e kërkonte në vitet ‘70 Henri Kisinger.
Njëqind ditët e para të Traktatit të Lisbonës ishin për ëndërrimtarët e shtetit të Evropës, si dhe lindjes së funksionit të presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, një zhgënjim. U vërtetuan dyshimet e atyre që theksonin se struktura institucionale mbishtetërore e krijuar artificialisht sjell në vendimmarrjen e BE-së konfuzion shumë të madh, si dhe është e paefektshme dhe nga pamja e jashtme e pa besueshme dhe e paqartë. Këtu nuk bëhet fjalë për faktin se në këto funksione u vendosën dy emra të panjohur dhe asnjëherë të përmendura në arenën ndërkombëtare. çështja është se këto dy funksione, të krijuara pas kurrizit të qytetarëve të shteteve anëtare të BE-së, rezultojnë funksione që nuk janë zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve dhe nuk ka asnjë mekanizëm që qytetarët t’i shkarkojnë këta “përfaqësues të rinj të BE-së”.
Kush e përfaqëson BE-në?
Në njëqind ditët e para pranë kryetarit të Komisionit të BE-së kërkuan poshtë ‘diellit’ vendin e tyre edhe dy funksione, që nga përkufizimi i tyre do të jenë gjithmonë njerëz, të cilët kurrë nuk i kanë vizituar të gjitha rajonet e shtetit, të cilin ata do ta përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare. Dhe këtë nuk do të përpiqen ta bëjnë asnjëherë. Nuk do të kenë mandatin e votuesve, nuk do të jenë në kontakt të përditshëm me qytetarët e vendeve anëtare të BE-së dhe realitetet ekonomike të këtyre vendeve. Për sa u përket profileve personale të personave të cilët u ulën në këto funksione, ata asnjëherë nuk kanë drejtuar asnjë firmë private. Nuk do ta kishin siguruar jetën e profesionin, sikur të ardhurat e tyre të mos paguheshin nga paratë e taksapaguesve. Ata nuk kanë karizëm. U mungon aftësia për të udhëhequr, të kenë vizion dhe të fitojnë përkrahjen e votuesve. Nuk janë udhëheqës.
Dhe për fat të keq, me sa duket, nuk kanë as logjikë njerëzore, sepse përndryshe kurrë nuk do t’i pranonin këto funksione. Kur diçka të tillë e theksoi me zë të lartë ditët e fundit një anëtar i zgjedhur në mënyrë demokratike në Parlamentin evropian, i cili përgjigjet përpara votuesve të tij, udhëheqja e Parlamentit evropian e dënoi me gjobë. çdo kritikë në adresë të “krerëve të rinj të BE-së” dënohet dhe mbytet paraprakisht në kuadër të gjithë-pranishmes korrektësi politike. Herman Van Rompuy gjatë njëqind ditëve të para në detyrë demonstroi se nuk është pa ambicie dhe nuk do të pranojë të jetë i pafuqishëm. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër arriti të debatonte me presidentin e komisionit Barroso dhe kryeministrin spanjoll Zapatero, se kush do t’i drejtoi samitet. Mjafton të presim gjysmën e dytë të vitit, kur presidencën e BE-së ta drejtoi Belgjika, atdheu i tij, për të parë se çfarë do të ndodhë.
Herman Van Rompuy do të drejtojë Këshillin e Evropës, që në vitin 1975 filloi të funksionojë me takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, për të zgjedhur drejtimin që duhej të merrte integrimi i Evropës. Tregoi se ku është e nevojshme të hiqen barrierat, liberalizimi dhe kërkoi rajonin ku komuniteti evropian mund të veprojë në mënyrë efektive si një i tërë.
Pas miratimit të Traktatit të Lisbonës, në kundërshtim me të flitet për qeverisje globale, dhe disa nga anëtarët e tij bëjnë thirrje për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare Mjedisore, që do të vendosë se për cilat mallra kemi nevojë dhe për cilat jo. Disa anëtarë të Këshillit të Evropës, duke përfshirë edhe presidentin e saj të ri, dëshirojnë të drejtojnë një planifikim qendror. Këtë duan ta bëjnë edhe për kompanitë private. Ata duan të rishpërndajnë, të subvencionojnë dhe mbajnë artificialisht të gjalla bizneset dhe qeveritë që kanë dështuar.
Midis anëtarëve të bashkësisë, ekziston një komunitet artificial, me miqësi false, duke fërkuar supet e njeri-tjetrit me hipokrizi dhe ndonjëherë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, duke krijuar mendimin se ata nuk mund t’u bëjnë keq të tjerëve. Duhet të jenë të bashkuar, edhe kur shkojnë në drejtim të kundërt me votuesit e tyre. Uniteti, unanimiteti dhe mbështetja, për ata që duhet të jenë nga natyra e funksioneve të tyre të nevojshëm si lajmëtarë të së mirës, është përparësia e Traktatit të Lisbonës.
Zgjerimi
Një nga argumentet e përmendura shpesh për miratimin e Traktatit të Lisbonës është zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian. Për vlerësimin e këtij argumenti njëqind ditët e para janë një kohë mjaftë e shkurtër. Por deri në vitin 2017 do të vendoset një sistem i ri i vlerësimit të votimit, të së ashtuquajturës maxhorancë e kualifikuar. Me përjashtim të shumicës së shteteve anëtare, një rol të rëndësishëm do të luajë edhe kriteri i popullatës (për të pranuar një propozim legjislativ do të kërkohet shumica, duke përfaqësuar 55% të shteteve dhe 65% të popullsisë së BE-së).
Në atë kohë, Turqia, e cila kërkon që të integrohet në strukturat evropiane që prej 51 vjetësh, do të këtë rreth 100 milionë banorë. Dhe përgjigja e pyetjes nëse, për shembull, Gjermania dhe Franca do të binin dakord që Turqia të bëhej vendi më i fuqishëm dhe me ndikim shumë të madh në Bashkimin Evropian është më se e qartë. Argumenti se, Traktati i Lisbonës, si zgjidhja më e mirë për zgjerimin nuk është i vërtetë.
çfarë do të ndodh më pas?
Tashmë, në njëqind ditët e para të ekzistencës së tij, ligji për krijimin Traktateve të Komunitetit Evropian arriti të mohojë të gjitha argumentet kryesore në favor të ekzistencës së vet. ç´farë do të sjellin ditët, javët dhe muajt e ardhshëm me Traktatin e Lisbonës? Për shumë njerëz do të jetë një ndërgjegjësim i dhimbshëm, edhe pse tani faktikisht ka një traktat kushtetues, edhe pse të emëruar ndryshe. Bashkimi Evropian nuk është shtet dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për president, ministër të Punëve të Jashtme, as për një shërbim të përbashkët diplomatik, në të cilin shumica e ambasadorëve bënë një luftë të madhe për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, që në mënyrë paradoksale asnjëherë nuk pati sukses. Hapi i vetëm kuptimplotë dhe dinjitoz do të ishte të pranojnë se ideja e shërbimit diplomatik të bashkuar, në të cilin në mënyrë të zjarrtë identifikohen me padurim disa nga diplomatët çekë, nuk do të jetë e vlefshme në këtë fazë të integrimit evropian. Njëqind ditët e para të Traktatit të Lisbonës, të bindin se ky projekt do të trondit më tej. Dhe me një çmim të lartë. Për ne të gjithë.

*Zëvendësdrejtor i Departamentit për Politikën e Jashtme pranë Presidentit çek, Vacláv Klaus.
Përktheu nga origjinali: Adriatik Shino

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›