Pranga doganierit ne vendin e punes, lejoi nje kamion me mallra kontrabande
Tirane-Uniformat blu te antikrimit ekonomiko-financiar te Gjirokastres, kane arestuar dje publikisht ne vendin e tij te punes, nje doganier te pikes kufitare te Kakavijes, te akuzuar per shperdorim detyre. Syrja Misiraj, 35 vjec, lindur dhe banues ne Fier, me detyre u ndalua pas urdher arrestit te leshuar dy dite me pare nga Gjykata e Rrethit Gjirokaster. Hetimi per 35-vjecarin nisi pasi me 11 dhjetor te vitit te kaluar, nga dogana e Kakavijes, ne kohen kur ai ishte ne detyre, ka dale pa kryer procedurat e zhdoganimit automjeti trajner me targa TR 1880 R / TR 1882 R, i cili vinte nga Athina per ne Tirane. Ky mjet u bllokua dhe kontrollua ne hyrje te qytetit Tepelene ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene, mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative se ky mjet transportonte mallra ushqimore kontrabande. (oriz, rio-mare, vaj, birra, pije freskuese, kartopeceta, etj.) Nga kontrolli i ushtruar ne kete automjet rezultoi se malli ishte i pashoqeruar me deklarate zhdoganimi nga Dogana e Kakavijes. Automjeti me ngarkesen e mallit qe po transportonte u sekuestrua, ndersa u arrestua ne flagrance drejtuesi i tij. Pas hetimeve rezultoi se kalimi i ketij automjetit pa dogane, ishte ndihmuar nga dy doganiere, te cilet u shpallen ne kerkim nga policia. Njeri prej tyre, Syrja Misiraj u arrestua dje, ndersa tjetri sikurse njofton policia e Gjirokastres, eshte shpallur ne kerkim, por emri i tij nuk behet publik per arsye hetimi.