E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga, kapen 2 anetaret e nje bande shqiptaro-rumune

Itali-Policia italiane e Riminit, ka arrestuar dje nje te ri shqiptar dhe nje rumune, te akuzuar per trafik te drogave te forta. Elton Malocaj, 27 vjec dhe Nicoleta Dinu, 22 vjec, nga Rumania, u prangosen si te dyshuar ne trafikun e kokaines. Hetimet ndaj tyre kane nisur, ne dhjetor te vitit 2008, kur ne plazhin Babilonia ka ndodhur nje shkembim zjarri ku te pranishem kane qene edhe dy te arrestuarit e djeshem. Pas kesaj ngjarje, u zbulua nje sasi kokaine.Malocaj dhe Dinu, dyshohet se ishin te lidhur me kete trafik droge. Atyre u eshte gjetur nje sasi prej 60 grame kokaine. Lidhur me kete trafik, jane arrestuar pese te huaj, dy gra dhe 3 shqiptare. Bardh Malocaj, 38 vjec, Kastriot Malocaj, 35 vjec, si dhe 22-vjecarja rumune Valeria Gheorghianoiu, jane te arrestuarit e tjere, pjestare te ketij rrjeti trafiku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›