Kapen mat te "Petro Nini", duke vjedhur kasetofone makine
Tirane-Dy te rinj, qe ishin kthyer ne tmerrin e kryeqytetit, si hajdute te kasetofonave dhe pasqyrave te makinave, jane kapur nga policia. Klodian Baba, 25 vjec dhe Fabian Bata, 23 vjec, jane kapur ne flagrance, ne rrugen "Petro Nini Luarasi", duke vjedhur kasetofonin ne automjetin tip "Benz", me targa TR 9623 E, ne pronesi te nje qytetari. Pas arrestimit, u provua se ata ishin autore edhe te disa vjedhjeve te tjera te kryera me pare, te kasetofonit ne nje automjet "Ford Fieta", qe ndodhej ne rrugen "Ali Demi", te nje tjetri qe ndodhej ne rrugen "Mihal Grameno", si dhe dyshohet se kane vjedhur pasqyrat ne mjetet me targa TR 2915 S dhe VL 8019 C, qe ndodheshin ne rrugen "Ali Visha". Materialet ne ngarkim te Klodian Bebes, i cili mendohet te jete edhe organizatori i ketyre vjedhjeve, i kaluan pokurorise, per veprat penale te "vjedhjes se mbetur ne tentative" dhe "vjedhjes ne bashkepunim me shume se nje here". Ndersa bashkepunetori i tij, Fatjon Bata, do te ndiqet ne gjendje te lire.