E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, kapet 24 kg kanabis, 3 ne pranga

Durres-Deshton tentativa e tre personave, per te transportuar drejt Italise nje sasi lende narkotike. Dy emigrante te rregullt ne Itali, kane marre persiper te dergonin ne shtetin fqinj, nje ngarkese te konsiderueshme lende narkotike. Pasi kane mundur ta sistemojne mire ne makine ngarkesen, ata kane pritur oren e caktuar ne mbremje, per t'u imbarkuar dhe udhetuar ne tragetin e linjes Durres-Bari. Por nje telefonate e mberritur mengjesin e djeshem ne sallen operative te drejtorise se kufirit dhe emigracionit ne Durres, per nje sasi lende narkotike qe do te transportohej drejt Italise, ka vee ne levizje uniformat blu, te cilat kane nisur te veprojne. "Emigranti" ishte koduar operacioni i policise se Durresit, i cili nisi dje rreth ores 04.30 te mengjesit te se premtes. Forcat e antidroges kane ushtruar kontroll ne automjetin tip "Fiat Punto", BG 820 XV qe do te nisej ne Itali me tragetin e linjes Durres-Bari te ankoruar ne Portin e Durresit, ku gjeti sasine prej 14 kg lende narkotike te dyshuar si kanabis sativa, te fshehur ne hapesiren e dyerve te makines. Policia ka arrestuar ne flagrance tre korrieret e saj, dy kusherinjte Flamur Xeka, 32 vjec, drejtues i automjtetit, Shkelqim Xeka 27 vjec, si dhe personin tjeter qe po udhetonte bashke me ta, Ernest Alia, 38 vjec. Droga u gjet e mbeshtjelle me leter natriban dhe e ndare ne pako. Policia dyshon se lenda narkotike, qe kishte si destinacion Italine, do te cohej ne shtetin fqinj nga 2 kusherinjte Xeka, me origjine nga Mamurrasi, por prej vitesh mesohet se ishin rezident me dokumenta te rregullta ne Itali. Me pas operacioni i policise se Durresit, u shtri edhe ne banesat e te arrestuarve. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Ernest Aliajt, policia gjeti dhe sekuestroi nje sasi prej 9. 35 kg kanabis, 2 automatike, si dhe 1605 cope fisheke te kalibrave te ndryshem. Dyshohet se personat e arrestuar, jane pjese e ndonje rrjeti trafiku nga Shqiperia drejt perendimit. Ndaj 3 te arrestuarve, nisi procedimi penal me akuzen e posedimit dhe trafikimit te lendeve narkotike. Policia ka nisur hetimet per implikimin e personave te tjere ne kete trafik, gjetjen e vendit te furnizimit te droges dhe destinacioni perfundimtar i lendes narkotike.

Droga
Forcat e antidroges kane ushtruar kontroll ne automjetin tip "Fiat Punto", BG 820 XV qe do te nisej ne Itali me tragetin e linjes Durres-Bari, ku gjeti sasine prej 14 kg lende narkotike te dyshuar si kanabis sativa, te fshehur ne hapesiren e dyerve te makines.

Te arrestuar
Flamur Xeka, 32 vjec, drejtues i automjetit
Shkelqim Xeka, 27 vjec
Ernest Alia, 38 vjec

Hetimet
Dyshohet se personat e arrestuar, jane pjese e ndonje rrjeti trafiku nga Shqiperia drejt perendimit. Ndaj 3 te arrestuarve, nisi procedimi penal me akuzen e posedimit dhe trafikimit te lendeve narkotike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›