Nje agjende pozitive BE-Rusi
Ndersa udheheqesit e BE-se dhe ata ruse takohen ne Nice per samitin e tyre 6 mujor, vemendja e tyre do te jete me pak mbi Gjeorgjine sesa per krizen financiare dhe perspektivat e bashkepunimit me presidentin e ri amerikan. Por Gjeorgjia eshte e rendesishme per shkak se pa implementimin e plote te planit prej 6 pikash te miratuar midis presidenteve Sarkozi dhe Medvedev, nuk do te kete nje fillim per negociatat e shtyra prej shume kohesh dhe aq te nevojshme BE-Rusi per nje marreveshje te re partneriteti.
Cfare do te thone per BE-ne ngjarjet e fundit? Ne radhe te pare, ishte teper inkurajuese qe ishte BE-ja ajo qe ishte pare gjeresisht si e vetmja lojtare kur behej fjale per ndermjetesimin nderkombetar ne Gjeorgji.
Presidenti Sarkozi duhet te pergezohet per angazhimin e tij te shpejte dhe te suksesshem. Ne te njejten kohe, konflikti ishte nje deshtim ne raportet BE-Rusi. Ka pasur shume sinjale ne periudhen pergatitore ne Gusht qe cilat ishin injoruar nga te dyja palet. Ne te ardhmen, BE dhe Rusia duhet te rrisin ne menyre thelbesore diskutimet e tyre mbi ceshtjet e sigurise, perfshi "konfliktet e hershme te ngrira".
Se dyti, plani francez per nje politike te mbrojtjes se BE-se eshte i drejte dhe duhet te jete mbeshtetur sa me shpejte qe te jete e mundur nga te gjitha vendet anetare. Neve kemi nevoje per nje BE me te afte e cila deshiron te kujdeset per sigurine e saj dhe te marre pergjegjesi me te medha per sigurine rajonale. Pavaresisht nga nje rritje sasiore ne potencialin e forcave evropiane dhe ne fuqine e presionit politik qe ato mund te ushtrojne, ketu duhet gjithashtu te kete kursime te medha qe duhet te behen nese shtetet anetare duan realisht te bashkepunojne ne blerjen e armatimeve.
Vec kesaj, presidenti i zgjedhur Obama ka deklaruar se ai do te prese qe BE-ja te beje me shume ne fushen e sigurise. Ne te vertete do te ishte nje ironi, nese, pasi kishte shpenzuar 8 vitet e fundit duke u ankuar mbi unilateralizmin e Presidentit Bush (te cilin BE e ka perdorur si nje pretekst per te mos vepruar se bashku ne ceshtjet e mbrojtjes dhe ato te jashtme), blofi i BE-se tani eshte ftuar nga z.Obama qe te respektoje retoriken e fushates se tij elektorale dhe te kerkoje nje afrim shume me multilateral , vetem per te zbuluar se BE-ja nuk ka institucionet efektive per t'iu pergjigjur kesaj.
Se treti, Brukseli duhet t'i kushtoje me shume vemendje fqinjeve te tij lindore dhe t'i ofroje, ne vecanti Ukraines, lidhje me te ngushta me BE. Perse duhet te ukrainasit ose gjeorgjianet te gezojne nje regjim me pak te favorshem vizash sesa ruset?
Se fundmi, BE-ja duhet te shtyje presidenti e ri amerikan qe te merret me shume me Rusine, nje dialog i cili ka munguar pothuajse plotesisht ne vitet e fundit. Duke ditur qe kaq shume ceshtje sigurie shqetesojne BE, Rusine dhe SHBA-ne, eshte thelbesore qe Uashingtoni dhe Moska te flasin me njeri-tjetrin mbi nje baze te rregullt.
Dhe cfare duhet te beje Rusia? Eshte e qarte se asnje vend i vetem nuk mund te jete ne gjendje te luftoje kunder krizes ekonomike ne baza kombetare. Prandaj, per Rusine kjo eshte nje mundesi per te punuar me BE-ne dhe te tjeret per te ndihmuar ne kapercimin e krizes. Takimi i G-20 pas Samitit te Nices duhet te jete nje shans per te filluar konsultime te tilla.
Edhe Rusia ka nevoje te siguroje komunitetin nderkombetar se ajo i merr seriozisht shqetesimet per sa i perket shtetit te se drejtes. Kur Medvedevi mori detyren, ai e beri kete prioritetin e tij kryesor, por nuk ka pasur pothuajse asnje perparim drejt ndarjes se pushteteve dhe nje sistemi te pavarur gjyqesor. Nese Rusia deshiron te shikoje rikthimin e fluksit te investimeve perendimore ne vend, presidenti Medvedev duhet te zgjidhe keto ceshtje.
Ku i le kjo marredheniet BE-Rusi? Pergjigjja e shkurter eshte ne nje gjendje te paqarte. Moska duket e percare midis atyre te cilet mendojne se Rusia ende mund te ece e vetme ne ceshtjet boterore dhe atyre te cilet duan ta sjellin Rusine plotesisht ne komunitetin nderkombetar. Debati mbi anetaresimin ne OBT eshte nje prej ketyre perplasjeve ne Moske. Marredheniet me BE-ne eshte nje tjeter perplasje. Shume njerez nga komuniteti i biznesit dhe politikane me progresiste do te preferonin te vazhdonin te punonin drejt nje partneriteti strategjik me BE. Pjesa me e madhe e ekonomisteve e kupton se Rusia mund te modernizoje ekonomine e saj vetem me mbeshtetjen e BE-se. Shembja ne bursen e Moskes dhe humbja e madhe e kapitalit te huaj prej 8 gushtit kane ofruar nje pushim per te reflektuar.
Me gjithe retoriken per mospasjen frike nga nje Lufte e re e Ftohte, si Putin ashtu edhe Medvedev e dine se Rusia nuk mund te perballoje nje tjeter gare armatimesh dhe me nje popullsi qe po reduktohet, ne Moske duhet te jene te shqetesuar nese ata kane burime per te ofruar nje mbrojtje adekuate per vete territorin e tyre, dhe aq me pak per tu angazhuar ne ekspansionizmin aventuresk. Por Rusia nuk perballet vetem me probleme ekonomike dhe demografike: asaj i mungojne edhe miqte. I vetmi vend qe ndoqi Rusine ne njohjen e pavaresise se Osetise se jugut dhe Abkhazise ishte Nikaragua.
Si duhet te veproje BE-ja ndaj presioneve dhe perpjekjeve te pashmangshme ruse per ta percare ate? Hapi i pare eshte per vendet anetare qe te pranojne se BE-ja ka nje numer kartash te forta per te luajtur ne negociatat me Rusine. BE-ja ka pothuajse 500 milione banore krahasuar me 140 milionet e Rusise. BE-ja eshte pothuajse 10 here me e pasur sesa Rusia. BE-ja ka tregun me te madh dhe me atraktiv te brendshem ne bote dhe kompanite ruse duan nje pjese te kesaj torte. BE-ja paguan cmime te larta per energjine ruse dhe gazprom merr 70% te fitimeve te veta nga shitjet ne BE. BE-ja merr pothuajse 60% te eksporteve ruse. Moska gjithashtu deshiron t'i bashkohet OBT-se dhe BE-ja mund ta ndihmoje ne lehtesimin e ketij procesi. Rusia deshiron te kete akses ne programet e BE-se mbi edukimin, kerkimet dhe shkencen dhe ajo deshiron te lehtesoje udhetimet ne BE.
Megjithese BE-ja nuk ka asnje karrote te vetme te madhe per te ofruar te tille si zgjerimin, ajo ka shume gjera te cilat ruset do t'i pelqenin. Politika e BE-se duhet te mbeshtetet mbi nje arsyetim te qendrueshem te interesave te saja te perbashketa dhe atehere t'i ndjeke keto interesa me nje ze te perbashket. E veshtire - po. E pamundur - jo.
"The Independent"