E Diel, 1 Nëntor 2026

“Njerëz të humbur”, ndihmo edhe ti! Sonte, në orën 21:00, në Vizion Plus

Sonte, në “Njerëz të humbur”, në Vizion Plus, telemaratona më e madhe në ndihmë të të lënduarve të tragjedisë së Gërdecit. Në këto ditë të vështira, “Njerëz të humbur” dhe Vizion Plus kanë menduar që nëpërmjet personazheve të njohur të skenës dhe artit shqiptar të ndërmarrin këtë telemaratonë për t`u dhënë mbështetje morale dhe financiare të lënduarve të Gërdecit. Tragjedia e Gërdecit, e ndodhur një javë më pare, ku shumë jetë njerëzish u lënduan dhe shumë shtëpi u shkatërruan, do të konsiderohej si më fatalja e kohëve të fundit. “Hiroshima” shqiptare, bilanc tragjik. Shpërthimi në Gërdec të Vorës ka marrë trajtën e një “Hiroshime” shqiptare. Dëshmitarë të ngjarjes brenda fabrikës raportojnë për dhjetëra punonjës që kanë humbur jetën. E sikur të mos mjaftonte kjo, shumica prej tyre nuk kanë ende një varr ku të afërmit e tyre të qajnë apo të vendosin një tufë me lule. “Njerëz të humbur” nuk mund të qëndronte indiferent ndaj kësaj tragjedie. Sonte, Aida Shtino dhe stafi i saj i gazetarëve kanë menduar organizimin e një telemaratone, më e madhja e realizuar në rang televizionesh, për të sensibilizuar opinionin publik për të qenë me njëri-tjetrin në kësi ngjarjesh tragjike. Lidhje direkte, personazhe shumë të njohur të ftuar dhe shumë të reja të tjera ju ftojmë t`i përjetoni sonte. Ndihmoni edhe ju! Sonte, në orën 21:00, “Njerëz të humbur” në Vizion Plus!

22 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›