Nazizmi, një histori gjermane
Sipërmarrja e çmendur dhe kriminale e Hitlerit pretendonte se do të pakësonte frakturat e shoqërisë gjermane të trashëguara nga historia. Por që nuk fakt nuk çuan kund veçse në një katastrofë.
Duke bashkuar dy realitete, titulli i librit na shtang: Nazizmi dhe revolucioni. Po kështu edhe nëntitulli: Historia teologjike e nacional-socializmit, 1789-1989. Por çfarë lidhje ka mes teologjisë dhe lëvizjes hitleriane, dhe përse këto data kaq të largëta, mund të kenë lidhje me fundin tragjik të krijuesit të saj? Ndërsa kopertina e librit na shokon më shumë se zakonisht. Në vend të uniformave, çizmeve dhe baudrier që shfaqen zakonisht për të treguar fanatizmin ndaj kryqit të thyer, fotoja tregon një turmë berlinezësh që sigurisht salutojnë me dorën lart, por të veshur civil mbajnë kapelet tipike të viteve 1930: çka tregon se janë qytetarë të zakonshëm. Last but not least, fjalia e përmendur shpesh në vepër shfaqet si një provokim: Nazizmi një forcë e qendrës. Autori në fakt nuk shkruan për të bërë skandal. Ish-nxënësi i ENS-Ulm, ish-anëtar i shkollës franceze të Romës, Profesor i historisë bashkëkohore në universitetin e Brestit, Fabrice Bouthillon është bashkëpunëtor i revistës Commentaire. Ai ka shkruar disa ese historike – për golizmin, krijimin e republikës apo Bashkimit Sovjetik – ai shquhet për pasurinë e mendimit, shtrirjen erudite dhe shkrimin e bukur. Libri i tij i fundit do të mbahet mend gjatë. Veçanërisht origjinal, qasja e tij mbi nazizmin e çon atë në një tezë që shfaqet stimuluese për mendjen.
Një përgjigje ndaj Revolucionit Francez
Në ç’mënyrë është parë nazizmi nga Fabrice Bouthillon? Historiani sugjeron se sipërmarrja e Hitlerit kishte të bënte me pozicionin qendror që donte të kishte vendi i tij në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të zvogëlonte frakturat historike, fetare dhe kulturore të Gjermanisë në kohët moderne. «Nazizmi, paralajmëron Bouthillon, qe përgjigjja e historisë gjermane për çështjet që qenë shtruar nga Revolucioni francez”. Nëse autori merr vitin 1789 si datë për të vazhduar problematikën e tij, ai nuk heziton të shkojë edhe më larg. Par rënies së mbretërisë romake, sipas tij, Kisha qe burim pushteti: perandoria e shenjte apo mbretëria e shenjtë, legjitimitetin e saj ia kushtojnë sovranit. Modernizmi do të lindë me një ndarje progresive mes shtetit dhe fesë. Gjatë këtij procesi gjermani Luter, duke sulmuar parësinë e Papës, na shfaqet si “i pari revolucionar i kohëve moderne”. Më 1789, Revolucioni francez futi nocionin e kontratës sociale, duke sjellë një ndarje me legjitimitetin e vjetër politik. Atëherë u krijua një ndarje e pazakonte, mes një të majte dhe një të djathte, të cilat përkufizohen respektivisht me dëshirën për shitjet dhe ruajtjen e rendit të vjetër. Gjermania pësoi të kundërtën. Nën rrënojat e Perandorisë së shenjtë romake gjermanike, e cila kapitulloi më 1806, nacionalizmi gjerman nxori figura politike moderne dhe laike që bashkëjetonin me një lëvizje nostalgjike të rendit të vjetër social. Që nga ajo kohë dallohen një e majtë dhe e djathtë gjermane, në gjirin e të cilave ka dhe klasifikime. Në këtë mënyrë nacionalizmi do të shfaqej si një vlerë e së djathtës, por që në fakt origjinën e saj e gjejmë tek e majta, në kundërshti në të drejtën e Hasburgëve katolikë, të cilët mishëronin bashkimin e botës gjermanike. Nga kjo grisje politike, historia do të shtojë një frakturë të dytë: një ndarje shoqërore. Gjermania e vjetër, tashmë kishte ruajtur nga Regjimi i Vjetër hierarki të forta shoqërore dhe psikologjike. Revolucioni industrial e theksoi fenomenin, duke sjellë shfaqjen e një klase punëtore, e cila megjithë përpjekjet krishtero-shoqërore, do të kapej nga marksizmi. Gjatë Rahut vilhelmian, socializmi gjerman, i mbajtur larg nga kultura dominuese – si katolicizmi romak, për të tjera arsye – do të ndërtojë një shoqëri brenda shoqërisë. Disfata e Rahut, më 1918, do të ushqejë rrymën nacionaliste, e bindur se Gjermania e humbi luftën ngaqë u tradhtua. Më 1919, shtypja e revolucionit që nisi në Berlin e Mynih do të ushqejë po ashtu socializmin radikal, që u bazua te martirët Karl Lieb-knecht apo Rosa Luxemburg.
Hitleri, mesia i një feje të re
Pikërisht në këtë terren do të mbinte nazizmi. Dhe pikërisht këtë ka dashur të tregojë shkrimtari Fabrice Bouthillon. Hitleri fiksohet në një objektiv: të rivendosë Perandorinë, të bashkonte ekstremin e majtë dhe ekstremin e djathtë”. Për ta arritur këtë ai bashkon njëherazi nacionalizmin dhe socializmin. Duke mbajtur një pozicion që autori e quan qendër, diktatori kërkon të pajtojë dy trashëgimitë rreth vetes dhe të zgjidhë problemin që kurrë nuk mori udhë, ai i bashkimit të Gjermanisë. Në të njëjtën kohë ai donte të tejkalonte frakturat mes protestantëve dhe katolikëve, Fureri, antikrishti modern, shpiku një fe tjetër dhe u vetë shpall Mesi. Eksperiencë e pamundur, e destinuar të dështojë dhe veprimet kriminale pasi vendos të eliminojë çifutët: Për Hitlerin, një çifut nuk mund të jetë gjerman. Në gjithë këtë shtrirje të gjatë kohore, Fabrice Bouthillon sheh një logjikë të veprës nëpërmjet historisë së Gjermanisë, nga 1789 më 1945 dhe në vitin 1989, kur rënia e murit të Berlinit fshiu dhe ndarjen e fundit gjermane. Ndonjë nga faqet e librit mund të jenë të diskutueshme. Por duke kaluar nga skemat e zakonshme dhe shpjegimet e duhura në lidhje me totalitarizmin nacional-socialist, autori paraqet një tezë kur njerëzit u besojnë ikonave. Në këtë fushë vështirë të mos mbahesh mend gjatë.