Rrembeu ne SHBA, gjykata ekstradon Brahimllarin
Gjykata e Korces vendos ekstradimin e te kerkuarit nga Byroja Federale e Investigimit (FBI) per rrembim personi dhe armembajtje pa leje. Drini Brahimllarit do i duhet te perballet me drejtesine e vendit te larget, SHBA-ve, per dy akuzat qe jane ngritur qe prej korrikut te vitit 2004 nga autoritetet policore te Miciganit, ndersa arrestimi u realizua ne 12 shtator te ketij viti ne Korce. Ne nje seance te vetme te zhvilluar diten e djeshme ne Gjykaten e Faktit, eshte vendosur qe 30-vjecari te ekstradohet ne momentin me te pare per te vuajtur denimin e mundshem ne SHBA. Prezent ne seancen gjyqesore ka qene edhe i dyshuari Brahimllari. Sipas prokurorit te ceshtjes, Julian Kristo, qe paraqiti kerkesen per ekstradim, 30-vjecari akuzohet per rrembim personi dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake gjate qendrimit te tij si emigrant ne Micigan. Ka qene gjykata e ketij shteti qe ka nxjerre urdhrin e arrestit per Drini Brahimllarin tre vjet me pare, ndersa ky i fundit ka arritur te largohet dhe kthehet ne Shqiperi. Urdhri nderkombetar per arrestimin e tij, me numer 0580538, eshte leshuar nga Gjykata ne Micigan dhe me pas eshte percjelle nga Departamenti Amerikan i Drejtesise, nepermjet Prokurorise se Pergjithshme. Prokurori shpjegoi se dosja e ardhur nga SHBA-te fakton krimin e kryer nga Brahimllari dhe se nuk ekzistonte asnje pengese ligjore, pasi ekstradimi nuk kishte karakter politik. "Per kete veper penale nuk eshte dhene amnisti ne vendin tone, i pandehuri nuk do te denohet me denim kapital me vdekje dhe duke marre parasysh marreveshjen dypaleshe per ekstradim, kerkojme qe i pandehuri te dergohet ne SHBA", u shpreh prokurori. Avokati mbrojtes i te pandehurit, nuk e kundershtoi kerkesen per ekstradim, madje edhe vete Drini Brahimllari nuk tha asnje fjale kur iu kerkua nga drejtuesi i seances. I dyshuari ka gjetur kohe te cmallet edhe me familjaret e tij para se te nxirrej nga kafazi ne fund te vendimit. Nuk u bene te ditura hollesi te ngjarjes, pasi te dhenat u konsideruan konfidenciale. Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne fund te muajit qershor te vitit 2004, ne Micigan te SHBA-ve. Drini Brahimllari, se bashku me disa persona te tjere, pas nje grindjeje, kane rrembyer nje person te seksit mashkull dhe e kane izoluar ate ne nje dhome dhe pasi i eshte vene nje jastek ne fytyre eshte kercenuar me vdekje.
G.Ashimi