E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerëzit, në radhë për autografe

 

Stadiumi i Durrësit ka ofruar një shans të mirë për të siguruar suvenire të ndryshme, si fotografi dhe autografe nga yjet e Kombëtares sonë. Shumica e fotove bëhen me celular dhe me të mbaruar punë tifozët nxitojnë në laboratorët e specializuara për t’i zhvilluar fotot në celuloid. Lorik Cana është kuqeziu më i fotografuar nga dashamirësit e shumtë që ndjekin në “Niko Dovana” stërvitjen e përfaqësueses. Në këto ditë, dhjetëra fëmijë të ekipeve zinxhir të akademisë Teuta të futbollit, por edhe mjaft qytetarë të thjeshtë, janë fotografuar me kapitenin marsejez. Me të përfunduar stërvitja, ylli i Kombëtares sonë ka qenë gjithnjë i gatshëm për të dalë fotografi me fansat e tij, të cilët më së shumti janë fëmijë dhe kanë si synim ëndrrën për të ndjekur gjurmët e gjakovarit në arenën e futbollit evropian. Në këto ditë, veç stërvitjes nën urdhrat e Ari Hanit, Cana, Lala, Berisha, Salihi etj. kanë pasur edhe punë shtesë me autografet. Ata gjithnjë janë kanë kënaqur nga kërkesat e tifozëve. “Për ju luajmë. Premtojmë të mos ju zhgënjejmë në këto dy ndeshje”, u ka thënë Lala një grupi tifozësh kuqezinj, që i kërkuan autograf. Ka edhe nga ata tifozë, shumica e të cilëve në moshë më të thyer, që i kërkojnë autografe Hanit. Holandezi tregohet gjithnjë xhentil, teksa nga ana tjetër durrsakët vazhdojnë t’i thurin lavde për golin e pavdekshëm, që trajneri ynë shënoi në portën e Dino Zofit gjatë Botërorit argjentinas, nga një distancë prej 41 metrash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›