E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu i Fatos Nanos i nxjerr në shesh të palarat Zaganjorit

Share

Ilir Kulla është njeriu, që respublica.al, e quan eminenca gri e Fatos Nanos. Por ajo që duket se ka kaluar pa marrë vëmendjen e medias janë disa deklarata të tij në Ora News. Mësohet se Kulla ka sulmuar ashpër Zaganjorin, duke bërë disa akuza të forta ndaj tij. Kulla ka deklaruar se kur Zaganjori ishte ambasador në Gjermani, e ka lënë për ca kohë punën atje në vitin 1994 dhe është kthyer për ti dhënë një dorë Berishës në fushatën për Kushtetutën e rrëzuar me votë nga shqiptarët. Po ashtu Kulla ka përmendur faktin se ai paguhet si anëtar i Kushtetueses edhe pse i ka mbaruar mandati. Kulla shton se gruaja e Zaganjorit, në një moment të jetës së saj, është transformuar nga mësuese në notere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›