Edi Rama është takuar me Ilir Metën?
Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar dje në mbrëmje. Burime të Shqiptarja.com konfirmojnë se dy liderët e PS dhe LSI kanë zhvilluar një takim për zgjedhjen e presidentit, edhe pse ende nuk është marrë vesh se çfarë është diskutuar. Por ky takim erdhi pas një takimi të mëparshëm, për të cilën shqiptarja.com disponon edhe fotot. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë ulur dje pasdite në bar kafenë e Sheratonit për të diskutuar mbi emrin e kandidatit për president.
Dy politikanët kanë qëndruar për më shumë se një orë dhe shqiptarja.com disponon ekskluzivisht fotot nga ky takim i cili vjen në një moment kur opozita nuk e ka dhënë konsensusin për zgjedhjen e Xhezair Zaganjorit në postin e presidentit. Nuk dihet se çfarë ka biseduar Ruçi dhe Meta, ajo që dihet qartë është se Petrit Vasili deklaroi dje në Fakt në Ufo Tv, që LSI është e vendosur për të votuar deri në fund presidentin e propozuar nga maxhoranca.