E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH:Shqipëria,vend tranzit për drogën

Shqipëria shërben si një vend tranzit për trafikantët e drogave që transportojnë heroinën e prodhuar në Afganistan, nga Azia Qendrore për në destinacione të ndryshme në Evropën Perëndimore. Ky është konstatimi i raportit vjetor të Departamentit A merikan të Shtetit në raportin vjetor për strategjinë ndërkombëtare kundër drogave.
Sipas këtij raporti në vitin 2009, në Shqipëri u shtua sasia e heroinës së kapur, ndërsa ka rënë sasia e marihuanës së kapur.
" Në përgjigje të trysnisë ndërkombëtare, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, qeveria e Shqipërisë, u është kundërvënë me agresivitet elelemtëve kriminale, ndonëse përpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve dhe ekspertizës si dhe nga korrupsioni i lartë.
Më tej në raport theksohet se dalja në Adriatik, si dhe kufijtë tokësorë jo të ruajtur mirë, e bëjnë këtë vend një ndalesë tërheqëse për trafikantët që fusin droga në Evropën Perëndimore, pjesësisht edhe si rezultat i mungesës së fiondeve për të financuar përpjekjet anti-drogë dhe korrupsionit të përhapur mes zyrtarëve të rendit.
"Megjithëse rastet e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion janë shtuar, Shqipëria vazhdon të vuajë për shkak të mungesës së pavarësisë e gjyqësorit, nga mungesa e transparencës së procedurave ligjore dhe shumë raste nuk zgjidhen kurrë. Hetimet e rasteve të korrupsionit pengohen nga imuniteti që gëzojnë zyrtarë të lartë të qeverisë, gjykatës dhe anëtarë të parlamentit. Trafikimi i drogave vazhdon të përbëjë një nga profesionet e paligjshme më fitimprurëse në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, thuhet në raport, njofton se përdorimi i drogave në vend ka ardhur në rritje. Sipas ministrisë, në Shqipëri ka rreth 30 mijë përdorues drogash, por të dhënat mbi të cilat bazohet kjo shifër, nuk janë shumë të besueshme" thyhet në raport.
Ndërkohë raporti thekson se qeveria shqiptare ka marrë masa kundër përdorimit të drogës, por përsëri përpjekjet e saj pengohen nga infrastruktura e pamjaftueshme shëndetësore për t'u marrë me trajtimin e përdoruesve të drogave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›