E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu i Sarcozy-së në postin e kreut të FMN

23-05-2011 / Nga Mohamed El-Erian (Reuters)

Të etur për ta bërë historike, por edhe si një entitet i dalë mode, politikanët europianë duket se kanë rënë dakord që Christine Lagarde të zëvendësojë Dominique Strauss-Kahn, si drejtoreshë e menaxhimit të FMN.
Lagarde ka drejtuar me sukses një institucion multilateral mjaft të rëndësishëm për mirëqenien e ekonomisë globale.
Aftësia e saj për të drejtuar mund të varet nga mënyra se si u emërua ajo.
Lagarde ka aftësi të mëdha dhe njohuri të gjithanshme; ka fituar një përvojë të rëndësishme si në sektorin privat, edhe në atë publik; duke gjykuar nga pozicioni i saj si Ministre e Financave të Francës, ajo ka përshkuar korridorët e pushtetit politik në nivele kombëtare dhe evropiane.
Lagarde ka për të qenë gruaja e parë që do të drejtojë një institucion të tillë.
Një emërim i vonuar mund të arrijë të çojë një mesazh të rëndësishëm tek një njeri i demoralizuar prej deklaratave shqetësuese të përdhunimit seksual nga Strauss-Kahn.
Ky mesazh, po ashtu, vjen në një kohë kur çështjet delikate janë ngritur tashmë edhe për faktin se historikisht ky institucion ka qenë tolerant ndaj sjelljeve të papërshtatshme.
Por emërimi i Lagardes është i diskutueshëm, jo për shkak të kualifikimeve të saj, por për shkak të rrethanave.
Emri i saj ka dalë në kontekstin e një dëshire të politikanëve europianë, që përforcojnë një traditë feudale që është edhe jashtë mode, edhe e dëmshme.
Kjo traditë ka kundërshtime në mbarë botën.
Mbi të gjitha, merita më shumë se kombësia, duhet të jetë parimi drejtues për një post kritik multilateral.
Ka shumë jo europianë që meritojnë konsideratë serioze, siç janë: afrikanët, aziatikët, latino-amerikanët apo amerikanët veriorë.
Kjo gjë nuk ka ndihmuar që politikanët europianë të gjenin strehë te shfajësimet idiote për të justifikuar emërimin e ndonjë bashkëkombasi të tyre.
Merrni parasysh argumentin e cituar shpesh se kjo nevojitet, për shkak se FMN është përfshirë rëndshëm në zgjidhjen e krizave periferike të rajonit.
Një këndvështrim i tillë nuk është përmendur kurrë, kur epiqendra e krizave ishte në Azi apo në Amerikën Latine; as nuk është përmendur kjo gjë, kur FMN përfshiu Afrikën.
Në të vërtetë, ajo është parë si një shenjë e pushtetit, që kreu i FMN nuk ishte pjesë e trazirave botërore.
Gjithashtu, na duhet të kujtojmë që posti i Drejtorit të Menaxhimit zgjat 5 vjet në kohë.
A janë duke na treguar politikanët europianë se trazirat në rajonin e tyre do të zgjasin akoma edhe më shumë? A mundet ata të na sigurojnë se asnjë pjesë e botës nuk do të përjetojë përmbysje të sistemit gjatë kësaj kohe?
FMN shtohet si një ushtri dhe si e tillë, humbja e gjeneralit është mjaft destabilizuese.
Por, ekonomia globale është në mes të rikonstruksionit të jashtëzakonshëm kombëtar dhe global.
FMN është gjithashtu një institucion me një staf të talentuar dhe me rrënjë të thella institucionale.
E vërteta është që Europa kërkon të ruajë kontrollin. Është i lejueshëm një ankth i kontrollueshëm dhe një prestigj kombëtar për të dominuar  mendimin dhe kërkesat e multilateralizmit.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duket se po e kundërshtojnë ngutin e emërimit historik për numrin 2 të FMN (gjithashtu edhe për presidencën e Bankës Botërore).
Për zhgënjimin e shumë njerëzve, kjo duket si një mundësi tjetër që nuk do të qëllojë në shenjë, për të krijuar një element të rëndësishëm të legjitimitetit për FMN.
Do të ishte në interesin e gjithkujt të gjendej një rrugë për t’u pajtuar me kualifikimet e Lagardes, lidhur me emërimin e saj të rëndësishëm. Ka një mënyrë.
Në vend të një mandati 5 vjeçar, është mirë që Lagarde të emërohet deri më 2012, kohën kur mbaron mandati i paraardhësit të saj, Kahn. Gjatë kësaj periudhe, Lagarde do të drejtojë bordin ekzekutiv për të vënë në vend procesin e përzgjedhjes që është i hapur për të gjitha kombësitë, që është transparent dhe e bazuar në merita – apo minimumi i standardeve qeverisëse për një institucion, që zotërohet nga 187 vende anëtare dhe do t’i shërbejë atyre nën parimin “njëtrajtshmëria e kujdesit”.
Padyshim, deri vitin tjetër, Lagarde do të jetë e pranueshme për të qëndruar për një mandat të plotë në një proces zgjedhjeje, që është i hapur për të gjithë; i vetmi që është i bazuar në merita dhe jo në nocionet e gabuara të prestigjit kombëtar dhe politikave të dëmshme. Nëse vlerësimi për kualifikimet e saj është korrekt, ajo do të gjejë vendin e duhur për të siguruar përkrahjen e nevojshme globale nën një proces, që është i besueshëm dhe i gjatë, por edhe i vonuar.

Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›