Qendra e gravitetit ekonomik botëror po spostohet në Azi
Sipas instituteve të ndryshme aziatike në vitin 2050, GDP rajonale do të arrijë shifrën e 148 trilion dollarëve, baras me 51% të prodhimit të planetit dhe në Azi do të përqendrohet gjysma e tregtisë dhe investimeve globale. Gjithmonë, në vitin 2050, rreth tre miliardë aziatikë do të kenë një nivel jetese nga më të lartët. Duket se e ardhmja është me të vërtetë aziatike. “Do të vdesim si kinezë’; është kjo fraza që haset më së shumti mes mërgimtarëve nga Azia. Atje, ku me termin kinez nënkuptohen edhe koreanët por edhe indianët. Skenat nëpër aeroporte, në zyra financiare dhe tregtare të materializuara në çelik, xhama, çimento të sjellin ndërmend Hong Kongun dhe Singaporin. Është shekulli aziatik. Nga lart rrokaqiejve kuptohet më qartë ndjenja fizike e motos së përcaktuar nga Kishore Mahbuani i cili në librin e tij “Hemisfera e re aziatike” thekson: “Sot 5,6 miliardë njerëz jetojnë jashtë universit perëndimor dhe këta nuk pranojnë që vendimet për ta të merren në kryeqytetet perëndimore”. Kështu do të shkruante ky politikan i Singaporit, ky profet i shekullit aziatik. Sipas Mahbuanit, në vitin 2050 tre nga katër ekonomitë më të mëdha të globit do të jenë aziatike; Kina, India dhe Japonija. Por mbi të gjitha, sipas tij, dotë ketë një rishpërndarje “sizmike” të pushtetit. Profecia e tij mund të realizohet në kohën e caktuar. Sipas Instituteve aziatike në 2050 GDP rajonale mund të jetë pak më e lartë nga ajo aktuale (27% e totalit botëror). Gjithsesi duhet të paktën edhe një tjetër gjeneratë në mënyrë që miliarda njerëz mund të arrijnë mirëqenie. Ky vit, profetik mund të shënojë dhe fundin e shekullit aziatik, duke parë se shumë analistë e nisin me vitin 1960, vit kur filloi edhe rritja ekonomike e pasluftës së Japonisë. Por të gjitha këto varen shumë nga e ashtuquajtura, “kurth i rrogës mesatare”. Nëse në 5 apo 10 vjet vendet e këtij rajoni mund të pësojnë një ngadalësim të rritjes dhe amulli të nivelit të rrogave të mesme (një shifër që luhatet mes 4000 dhe 12 000 dollarëve). Aktualisht të vetmet vende aziatike që e kanë kaluar kurthin janë Japonia, Koreja dhe Tajvani (nuk merren në konsideratë vende si Singapori dhe Hong Kongu sepse janë raste unike). Por mes këtyre zërave ka edhe shumë kundërshtues, të cilët mendojnë se ekonomitë më me rritje të shpejtë do të jenë Kina, India, Indonezia dhe Vietnami ndërsa do të jenë në rënie Tailanda dhe Malajzia të cilat janë ndërkaq të rrezikuara. Gjthsesi, edhe pse ekonomitë orientale janë të zhvilluara, diferencat do të jenë shumë të forta. Mjafton të mendohet se gjysma e popullsisë së kontinentit jeton pa asistencë shëndetësore ndërsa 900 milionë njerëz nuk kanë akses të energjisë elektrike. Sipas disa analistëve ulja e nivelit të varfërisë në Azinë e Jugut ka kaluar nga 60% në 40%, por duke parë rritjen demografike, numri i të varfërve (të cilët jetojnë me më pak se 1,25 dollarë në ditë) është rritur. Më shumë se 70% e të varfërve të botës jetojnë në vendet me rroga mesatare të nivelit të mesëm. Por e ardhmja është përherë e paparashikueshme. Është e vërtetë që qendra e gravitetit ekonomik botëror po spostohet në lindje por kjo ndoshta ka të bëjë edhe me logjikën e cikleve historike. Por sot, në një botë kaq komplekse duhet pyetur sesa mund të jetë madhësia e këtyre cikleve.
...