E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Njeriu i hekurt” shfaqet në kinema “Imperial”

Autori i Lajmit: red.
Filmi aksion, “Iron man” (në shqip “Njeriu i hekurt”), me regji të Jon Favreu, ku interpretojnë aktorët e njohur Robert Dovnei JR., Terrence Hovard, Jeff Bridges dhe Gunet Paltrou, u shfaq premierë të martën në kinemanë “Imperial” në Tiranë, ndërkohë që ai mendohet të prezantohet për publikun deri në datën 19 gusht. Te “Iron man”, protagonisti kryesor është Toni Stark, interpretuar nga aktori Robert Dovnei Jr, një gjeni në inxhinieri, që teksa gjendet në Afganistan për të provuar një raketë të re, plagoset dhe merret peng. Por pengmarrësit duan që ai të krijojë një raketë për ta, ndërkohë që ai krijon një kostum të hekurt dhe një mjet për të parandaluar vdekjen e tij. Toni, betohet se do të mbrojë botën dhe do të vendosë drejtësi me anë të pamjes së tij të re: atë të burrit të hekurt.

Skeda e filmit

Titulli: “Iron man” (në shqip “Njeriu i hekurt”)
Regjia: Jon Favreu
Aktorë: Robert Dovnei JR., Terrence Hovard, Jeff Bridges dhe Gunet Paltrou
Gjinia: Aksion
Kohëzgjatja: 126 minuta
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›