Objektet e gjetura në Apoloni, gati për ekspozim
Autori i Lajmit: red.
27 objekte që i përkasin një thesari të zbuluar në Apoloni vitin e kaluar tashmë janë gati për ekspozim pas restaurimit të tyre në Gjermani. Shefi i laboratorit të arkeometrisë dhe konservimit në Tiranë tregon peshën dhe vlerën që kanë këto objekte, që edhe pse në dukje të vogla, japin një panoramë të qartë të lulëzimit të Apolonisë në periudhën romake. Objektet që u zbuluan në tetor 2007 në një nga dhomat e Teatrit të Apolonisë cilësohen një thesar, pasi ai përmban unaza me gurë të qelqtë, karfica, fibula, hallka zinxhiri, sumbulla apo zilka, të gjitha të bronzta. Një thesar i vërtetë për kohën, por fatkeqësisht, tepër të dëmtuara që tashmë janë restauruar në fazën e tyre më të vështirë në Meinz në Gjermani. Megjithëse është i qartë fakti se objektet i përkasin periudhës romake, Stamati thotë se objektet tashmë do t u dorëzohen arkeologëve, të cilët do të bëjnë studime më të detajuara, për sa i takon edhe datimit të saktë të tyre.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008