Turizmi rural vjen me “40 hanet”
Autori i Lajmit: red.
Nga jugu në veri të Shqipërisë janë përpiluar 4 itinerare turistike, që do të vizitojnë turistët e natyrës dhe të jetës rurale drejt haneve dhe bujtinave shqiptare. Në kuadër të projektit ambicioz “40 hanet”, të filluar nga Ministria e Turizmit nga fundi i vitit 2007, duket se gjatë këtij viti ka filluar të marrë rrugë. Ky projekt është ndërmarrë së bashku me Ministrinë e Bujqësisë në mënyrë që turistët e huaj të kishin mundësi të njihnin nga afër jo vetëm bregdetin shqiptar, por edhe traditat tona. Ky projekt tenton të rigjallërojë turizmin në zonat rurale të vendit, duke përmirësuar ekonominë e banorëve të zonave të thella të vendit, të cilët tashmë do të kenë një alternativë më tepër, përveç emigracionit apo bujqësisë për të siguruar jetesën. Do të jenë pikërisht shtëpitë e fshatit me kushtet reale të banimit, sigurisht, nuk janë idealet për një turist, por nga ana tjetër vetë ekskursionistët e kanë të qartë, se nuk mund të gjejnë në një fshat qindra kilometra nga Tirana, hotele luksoze me të gjitha shërbimet. Specialistët e turizmit shpjegojnë se turistët që preferojnë akomodimin në bujtina i kuptojnë vështirësitë logjistike që mund të lindin si pasojë e largësive, rrugëve etj. Megjithatë, itineraret e sapohedhura për t u vënë në praktikë nuk përjashtojnë edhe stacione në zonat urbane. Katër itineraret e këtij projekti përfshijnë në gjurmën e vetë hanet, duke nisur nga Alpet e Shqipërisë, më pas bujtinat përgjatë rrugës së njohur si “Via Pubblica”, për të vazhduar me “Via Egnatia” dhe në fund itinerarin e Jugut. Por burime nga Ministria e Turizmit thonë se këto nuk janë itineraret e vetme, pasi ekziston një mori kombinimesh dhe akomodimesh, të cilat i japin dorë të lirë turistit dhe agjencive turistike për të eksploruar itinerare të tilla. Në sajë të bashkëpunimit të agjencive turistike me vetë banorët e zonave, në të cilat kalojnë gjurmët e propozuara të itinerareve, do të mund të pasurohet më tej oferta turistike. Kjo nismë synon rritjen e kapaciteteve të turizmit rural, përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe krijimin e një rrjeti bujtinash në të gjithë vendin. Projekti do të shtrihet në disa zona rurale të Shqipërisë kryesisht në ato malore të veriut: Rrethin e Shkodrës, Malësisë së Madhe. Përfituesit direkt nga ky projekt "Target Group" do të jenë zonat turistike rurale të Shqipërisë, banorët e shtëpive karakteristike që do të identifikohen në të gjitha zonat e lartpërmendura (fillimisht ato të veriut të Shqipërisë), bizneset lokale, autoritetet vendore, etj.
Mbështetja
Mënyrat e mbështetjes që janë planifikuar do të jenë në terma financiarë dhe do të shërbejnë për të përmirësuar kushtet e shtëpive nëse është e nevojshme (kushtet e fjetjes, kushtet e higjienës, pajisje shtëpiake etj), standardeve që lidhen me mobilimin e përshtatshëm, dekoracionin karakteristik, trajnimet e personave që do të ofrojnë shërbimet, për nxitjen e artizanatit, si dhe për krijimin e infrastrukturës ndihmëse (sinjalistika) dhe lehtësirave të ndryshme pranë këtyre bujtinave/haneve.
Synimi
Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm duke shfrytëzuar asetet natyrore dhe kulturore të zonave ku do të zhvillohet, diversifikimin e ofertës turistike nëpërmjet formave të ndryshme të turizmit siç është agroturizmi, ekoturizmi, turizmi kulturor ai malor dhe përfshirja e komunitetit vendas në këto aktivitete. Nëpërmjet këtij projekti synohet që shtëpive karakteristike ekzistuese të zonave rurale që janë të përshtatshme për të akomoduar turistë, t u krijohet mundësia nëpërmjet asistencës financiare dhe asaj teknike që të ofrojnë të gjitha shërbimet e duhura (kushtet e fjetjes, kushtet e higjienës, pajisje shtëpiake etj) dhe aktivitetet e përshtatshme për një turizëm rural, të bazuara në standardet dhe rregulloret që janë përcaktuar nga MTKRS.
Itinerari I : Në Alpet e Shqipërisë
1. Hani i Tafajt, Tiranë
2. Hani i Gjelit, Tiranë
3. Hani i Krujës
4. Hani i Talës, Talë
5. Hani i Gjon Dukagjinit, Shkodër, muze etnografik privat
6. Hani i Bajraktarit, Bogë
7. Hanet e Shtatë Shaljanëve, Theth
8. Hani i Tropojës
9. Hani i Dunishës
10. Hani i Kelmendit, Vermosh
Itinerari II: Përgjatë haneve të “Via Pubblica”
1. Hani i Tafajt, Tiranë
2. Hani i Gjelit, Tiranë
3. Hani i Gjon Dukagjinit, Shkodër, muze etnografik privat
4. Hani i “Via Pubblica”, Pukë
5. Hani i Fushë-Arrëzit
6. Hani i Hasit, Krumë
7. Hani i Elezëve, Kukës
8. Hani i Kalasë së Dodës
9. Hani i Matit, Burrel
10. Hani i Oroshit, Mirditë
11. Hani 18° i Taulantëve, Torra Durrës
Itinerari III : Përgjatë “Via Egnatia” drejt Jugut dhe kthim në Tiranë
1. Hani i Tafajt ose Hani i Gjelit.
2. Hani i Taulantëve
3. Hani i Kavajës
4. Hani i Klodianës
5. Hani i Skampës
6. Hani i Liqenit, Lin
7. Hani i Enkelejdës, Pogradec
8. Hani i Voskopojës
9. Hani i Ndrios, Korçë
10. Hani i Kolonjës
11. Hani i Coles, Petran - Përmet
12. Hani i Argjirosë, Gjirokastër
13. Hani i Ankizit, Sarandë
14. Hani i Himarës
15. Hani i Kavalones
16. Hani i Tomit, Berat
Itinerari IV: Itinerari i Jugut
1. Hani i Tafajt ose Hani i Gjelit
2. Hani i Taulantëve
3. Hani i Fierit.
4. Hani i Kavalones
5. Hani i Çikës
6. Hani i Himarës
7. Hani i Ali Pashait, Tepelenë
8. Hani i Bylisit, Mallakastër
9. Hani i Belshit
10. Hani i Petrelës
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008