Thaci: S ka negociata me Beogradin pwr ceshtjet shtetrore
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Hashim Thaçi përjashton prerë mundësinë e negociatave me Beogradin për çështjet shtetërore të Republikës së Kosovës, siç janë policia, drejtësia dhe doganat.
“Në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, me asnjë kusht”, është përgjigjur kryeministri Thaçi pyetjes nëse do të negociohej për policinë, drejtësinë dhe doganat, në dialogun e filluar nga shefi i UNMIK-ut me Beogradin.
Deklarata
“Kjo do të thotë se me Serbinë nuk do negocioni për këto çështje?”, është pyetja vijuese. “Me Serbinë për çështjet shtetërore të Republikës së Kosovës askush nuk mund të bisedojë dhe nuk do të bisedojë”, u përgjigj Thaçi. “Por, kryeadministratori i Kosovës, Lamberto Zannier, ka pasur një takim me udhëheqësit e lartë politikë të Serbisë dhe ka propozuar që të ketë polici etnike serbe brenda Policisë së Kosovës, gjykatë etnike dhe një sistem doganor sipas modelit të Hong-Kongut”, është pyetja tjetër e gazetës “Koha Ditore”. “Në Kosovë do të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe jo deklaratat ad-hoc të kujtdo qofshin”, u përgjigj Thaçi. Por, ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera, nuk ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve për çështje praktike, të interesit të dy vendeve, Kosovës e Serbisë, si dy shtete të pavarura. “Pra, ne pretendojmë të ndërtojmë raporte ndërshtetërore mes Prishtinës dhe Beogradit. Raporte që ndërlidhen me interesat e dy vendeve dhe dy popujve tanë, çëshje praktike, çështje të të zhvendosurve, por edhe implementimin e kritereve demokratike që janë në interes të paqes, stabilitetit dhe bashëkëpunimit rajonal.
Qwndrimi i Prishtinws
Po ashtu synojmë të bashkëpunojmë në luftën kundër dukurive negative, korrupsionit, krimit të organizuar etj.”, tha Thaçi. “Të ardhmen e dy vendeve tona të pavarura nuk mund ta mbajë peng e kaluara e hidhur e luftërave njëshekullore”, shtoi ai. “Do të ketë takime për t i zgjidhur këto probleme që kanë mbetur nga e kaluara dhe që kërkojnë zgjidhje”, theksoi kryeministri Thaçi. “Qëndrimi i Prishtinës është shumë i qartë. Ne e vlerësojmë punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kemi raporte konstruktive të bashkëpuinimit me Lamberto Zannierin. Ai e ka mandatin e përcaktuar shumë qartë që ne e vlerësojmë. Por, në Kosovë do të respektohen vetëm institucionet legjitime.” theksoi Thaçi duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008