Shkodër, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis
Autori i Lajmit: red.
Aksioni i organizuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike është përqendruar të mërkurën në komunën e Shkrelit të rrethit të Malësisë së Madhe. Burime zyrtare nga kjo drejtori bënë të ditur dje, se, si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u asgjësuan 4.996 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërhyrja e parë ka qenë në vendin e quajtur “Shkëmbi i Lagët”, komuna Shkrel, ku është bërë shpyllëzimi në një tokë pa pronësi e ku është identifikuar një parcelë me 1760 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me kanabis sativa. Më pas, ndërhyrja e dytë ka qenë në vendin e quajtur “Mbi malin e Bxhetës”. Nëpërmjet shpyllëzimit të një toke pa pronësi të ligjshme është identifikuar një parcelë me 560 rrënjë bimë me karakteristika të ngjashme me kanabis sativa. Ndërkohë, zona tjetër e konstatuar me rrënjë bime me karakteristika të ngjashme me kanabis sativa ka qenë dhe ajo e “Malit të Ducajve”, ku u identifikua një parcelë me 183 rrënjë, “Shtogi i Zi”, ku u identifikuan dy parcela me 250 rrënjë, “Bjeshkët e Malit Xhajë” në fshatin Ducaj, me dy parcela me 1043 rrënjë, “Lugi i Menrës” në fshatin Maklaj, me një parcelë me 1200 rrënjë bimë narkotike.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008