E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu i momentit ne merkaton e futbollit boteror Karlito Tevez

Njeriu i merkatos padyshim që është Karlitos Tevez. Në thelb të gjithë duan shërbimet e sulmuesit argjentinas, por në praktikë askush nuk dëshiron të shpenzojë. Gjithsesi vendimin përfundimtar do ta ketë Siti, që zotëron kartonin e futvollistit. Milani, klubi favorit në garën për sulmuesin, po merr masat për çdo rast dështimi dhe ka biseduar me Katanian nga ku dëshiron të marrë Maksi Lopezn.

Siç thamë, Milani mbetet në “pole position” në një marrëveshje që duket e vështirë për t’u arritur. Kuqezinjtë maksimumi që mund të bëjnë është t’i japin Sitit 4 milionë euro për huazimin gjashtë mujor. Shpresat e kampionëve të Italisë bazohen të gjitha te dëshira e futbollistit.
Dikustimi është ndryshe për Interin, pasi bisedimet ene nuk kanë nisur. Por Ranieri në fillim dhe Morati më pas kanë deklaruar për shtypin se dyert zikaltër janë të hapura për sulmuesin e lindur në Buenos Aires. Bardhezinjtë e Juventusit janë ata që po provojnë të futen nëmes të dy ekipave të Milanos. “nuk na intereson,” p- tka thenë Anjeli duke bërë të lumtur Galianin, por Marota nuk mund ta humbasë një mundësi të artë për t’I dhënë trajneri Konte dhuratën e pramtuar për krishlindje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›