E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë U17 dhe U19 mësojnë kundërshtarët, Italia në të dy grupet

Sot ekipet kombëtare të moshave U17 dhe U19 kanë mësuar kundërshtarët në grupe për eliminatoret  vitit 2012-2013. Të dy këto ekipe do të kenë punë me fqinjët italianë.  Por kuqezinjtë 17 vjeçarë, që janë kualifikuar në raundin Elitë kanë mësur edhe rivalët që do të kenë në grup.

Elite Round për kombëtaren U17

Pas kalimit të fazës së parë eliminatore kuqezinjtë 17 vjeçarë, që drejtohen nga trajneri Xhemal Mustedanagiç kanë mësura kundërshtarët e grupit për raundin  Elitë.

Grupi 5

Hollandë

Serbi

Irlandë

Shqipëri

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen me system grumbullimi në Hollandë, ku skuadrat e këtij grupi do të ndeshen me njëra-tjetërn në datat  22, 24 dhe 27 mars 2012.

Shorti për Kombëtaren U19 – Grupi 7, eliminatoret europiane 2012-2013

Kombetarja U19  që drejtohet nga Foto Strakosha ka qenë më me fat në hedhjen e shortit të sotëm, pasi ndeshjet e Grupit 7, ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë do të zhvillohen në Shqipëri. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri, në datat 12, 14 dhe 17 tetor 2012. Grupi është i fortë, ku pjesë e saj janë edhe fqinjët italianë.

Grupi 7
Belgjikë
Itali
Bjellorusi
Shqipëri

Shorti për Kombëtaren U17 – Grupi 8, eliminatoret europiane 2012-2013

Kuqezinjtë 17 vjeçarë përpos mësimit të kundërshtarëve për Raundin Elitë  kanë mësuar edhe rivalët e grupit për eliminatoret  e Kampionatit Europian 2012-2013.Kombëtarja jonë është në Grupin 8 dhe ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Hungari ne datat 18, 20 dhe 23 tetor, 2012.

Grupi 8

Itali

Hungari

Lihtenshtein

Shqipëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›