E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre favoritë për Scudetto

Juventusi, Milani e Napoli. Janë këto tri skuadrat favorite për ta fituar titullin e kampionit në Itali. Të paktën kështu mendon selektori i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello.

“Milani e ka ekipin më të kompletuar, por ka edhe më së shumti angazhime. Është i fortë, i ekuilibruar dhe i mësuar që të qëndrojë lart”, thotë Capello.

“Napoli duhet të mësohet ta menaxhojë lodhjen dhe tensionin, të cilat akumulohen në gara evropiane”, shtoi Capello, i cili foli edhe për favoritin tjetër të tij, Juventus. “Për faktin se nuk luan në Ligën e Kampionëve, edhe Juventusi është njëri nga favoritët”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›