Berisha “shigjeta” presidentit Topi

Gjatë mbledhjes së grupit, Berisha foli edhe për procesin e censusit dhe kthimin e ligjit për menaxhimin e mbetjeve në Parlament, ku në të dyja rastet, akuzat ishin të drejtuara ndaj Presidentit.
Rama përdor institucionet
Berisha kundërshtoi kandidaturën e kreut të Shtetit, Sali Shehu për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke nënvizuar se ai nuk është kandidatura e duhura dhe se Presidenti është këshilluar me opozitën për këtë emër. Sipas Berishës, Rama po përdor institucionet e shtetit për interesat e tij politike.
“Nuk ka amoralitet më të madh se sa të përdhosësh Kushtetutën. Sepse kështu mendon ai se mund të vijë në pushtet. Institucionet nuk janë të Sali Berishës, por të qytetarëve shqiptarë. Dëmi që u bëhet këtyre institucioneve është shumë e pamerituar. Ndaj, do t’i them z. Rama, i cili ka faktuar në mënyrë të përsëritur se kurrë nuk mund të nxjerrë mësime, nuk është kjo mënyra e ardhjes në pushtet. Përkundrazi! Nëse mendon se duke i shndërruar në parti institucionet e pavarura mund të luftojë mazhorancën, ai vetëm e forcon këtë mazhorancë”, tha kryeministri.
Ai shton se shqiptarët presin alternativa, por Rama u paraqet anti-alternativa. “Çfarë është zotëria që është propozuar për Kryetar të Kontrollit të Shtetit? Ka një përcaktim Gjykata Kushtetuese, ku thotë se kreu i Shtetit duhet konsultuar me Parlamentin për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni. Kreu i shtetit nuk e zbaton këtë. Ligjet përcaktojnë disa kritere për kryekontrollorin e shtetit. Mund të kesh qenë polici i talentuar, por kjo nuk do të thotë se KLSH-ja është kontroll policest. Unë prisja nga i kandiduari të jepte dorëheqjen si akt ndaj Kushtetutës së vendit. Burri apo gruaja që do të zgjidhet në atë post do të ketë në dorë për të kontrolluar gjithçka të shtetit”, theksoi Berisha para deputetëve.
Ai shton se “Gjykata Kushtetuese ka thënë që inatet shqiptarçe të lihen në një anë, dhe zbatimi i Kushtetutës në anën tjetër. Presidenti është konsultuar me opozitën dhe ne nuk kemi keqardhje. Ky projekt i z. Rama për të shndërruar në partiçka të vogla institucionet e shtetit është Don Kishotest”.
Kundër censusit për të fshehur pasurinë
Në fjalën e mbajtur para deputetëve demokratë, Berisha tha se procesi i regjistrimit ishte sipas të gjitha standardeve dhe se është bërë një punë kolosale në këtë drejtim. Sipas tij, tanimë shpresohet të dalin sa më shpejt rezultatet, duke shtuar se censusi do të ndihmojë qeverinë për politika më të drejta bazuar në hartë demografike.
Në këtë rast, ai nuk la pa akuzuar Aleancën Kuqezi për kundërshtinë e saj ndaj këtij procesi. “Ata të cilët bërtitën (nuk po përdor termin që u shkon) si kredharakë kundër tij, kanë pasur vetëm një qëllim: të fshehin pasuritë e tyre. Një grusht i vogël, i identifikuar plotësisht, por transparencës këta zotërinj nuk mund t’i shpëtojnë. Rezulton qartësisht frika nga pasuria e tyre, ka qenë shkaku i kundërshtisë që bënë”, theksoi kryeministri. Sipas tij, pas reformës së gjendjes civile, regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë përbën një akt themelor në njohjen e realitetit shqiptar, popullatën, banesat, etj”, tha kreu i qeverisë.
Plehrat dhe “Aleanca e Plehut”
Më tej, kryeministri u ndal edhe në kthimin në Parlament të ligjit për menaxhimin e mbetjeve nga ana e Presidentit të Republikës. “Ata të cilët përpiqen me aleancën e Plehut të mashtrojnë shqiptarët do ta gjejnë veten të dëshpëruar. Ndaj dhe unë, dua të bëj sqarimin që vijon. Shqipëria në vitin 2006 ka vendosur marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit të Bashkimit Evropian, marrëveshje e cila është miratuar nga të gjitha vendet e BE-së. Në këtë marrëveshje, ndër të tjera, ekziston edhe trajtimi i mbetjeve urbane. Konform kësaj marrëveshje, Shqipëria është e detyruar të ketë një qëndrim ligjor të përcaktuar në trajtimin e këtyre mbetjeve. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian ka një listë se cilat janë mbetjet e parrezikshme, të cilat në tërësinë e tyre përdoren për riciklim, përdoren për industritë”, sqaroi Berisha. Ai solli më tej disa raste ku mbetjet përdoren nga industria, si Metalurgjiku i Elbasanit apo edhe fabrikat e letrës.
Sipas Berishës, ligji parashikon importin e 50 mbetjeve nga lista prej më shumë se 300. “Çfarë thotë ligji? Qeveria dhe ju deputetë në këtë ligj përcakton qartë se nga lista prej më shumë 300, Shqipëria pranon rreth 50. Kjo është për sot, ndërsa kur të jemi para aderimit, lista mund të shtohet. Një standard për Shqipërinë dhe një për Bullgarinë nuk mund ta krijojnë. Është fat që anëtarët e Aleancës së Plehut, dhe që duan të nxjerrin votat, ua fshehin qytetarëve dhe u servirin mashtrimin e tyre”, sqaroi kryeministri.
Ai ftoi shoqërinë civile të bëhet pjesë e kësaj nisme dhe të ushtrojë kontroll rigoroz. “Ajo që më lëndon është keqpërdorimi i parimeve të mëdha i mbrojtjes së mjedisit për qëllime të mbrapshta politike. Në Vlorë, po këta shokë bënë betejë kundër një hidrocentrali që ka nivelin më të ulët dy herë se sa përcakton Bashkimi Evropian. Janë këta ekstremistë, varianti modern i marksizëm-leninizmit që organizuan protesta në Vlorë. Aleanca e Plehut është e shkuara, shqiptarëve iu duhet e vërteta. Unë e ftoj shoqërinë civile të monitorojë çdo vendim të kësaj qeverie për importin e tyre. Unë jam i hapur ndaj tyre dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Cila është ajo qeveri e cila sjellë produkte toksike për qytetarët e vet? Ata të cilët dyshimin e kanë në interesin më të mirë të sigurisë, i ftoj të bëhen pjesë e këtij kontrolli. Të fillosh dy vjet para fushatës elektorale për të krijuar parti, atë të Aleancës së Plehut, dhe të katandisesh tek plehrat ky është mjerim i madh politik”, vijoi gjithashtu Berisha. /S.Lleshi/Start/
2011-10-31 14:10