Zaneti: Modriç te Interi? Jam dakord
SHKRUAN: Jeton Selimi 11-03-2011 11:00
Kapiteni i Interit, Havier Zaneti, do të mirëpriste transferimin e mesfushorit të Totenhemit, Luka Modriç. Kampioni i Italisë dhe i Europës, Interi, është duke hulumtuar tregun për blerjen e një mesfushori të ri, pasi Dejan Stankoviç pritet të largohet në fund të sezonit dhe Modriç shikohet si zëvendësuesi ideal. Ylli kroat ka edhe tre vjet kontratë me Totenhemin, prandaj Inter duhet të bëjë ofertë të majme për transferimin e tij. Zaneti beson se Modriç ka kualitetet e nevojshme për të luajtur në Serie A. “Ne jemi takuar me Modriçin dy herë në Ligën e Kampionëve këtë edicion dhe mendoj se është futbollist shumë i mirë. Teknikisht, ai sjell një dimension interesant, ndërsa ende është i ri”, tha Zaneti për Sky Sport Italia.