E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja kapen dy autore shpallet ne kerkim nje i trete

Disa ore pas grabitjes se nje argjendarie ne qytetin e Durresit ngjarje kjo e ndodhur mbremjen e se enjtes policia e ketij qyteti ka arritur te vere ne pranga dy nga autoret e ngjarjes si dhe shpallur ne kerkim nje te trete. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesja e policise se ketij qyteti nje dite me pare Ornela Cako sipas se ciles Struktura kunder Krimit Ndaj Prones Durres pas nje vleresimi dhe perpunimi i kujdesshem i fakteve e provave te grumbulluara mundesoi identifikimin e dy shtetasve si autore te kesaj ngjarjeje. Nga kjo strukture u be arrestimi ne flagrance i Gerald Tudes 23 vjec banues ne fshatin Fllake Durres. Gjithashtu Cako tha se u identifikua si bashkautor ne kete ngjarje edhe Liridon Kapiti 20 vjec banues ne fshatin Qerret Durres per te cilin u be shpallja ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij. Ne vijim te veprimeve hetimore e procedurale lidhur me kete ngjarje u be edhe arrestimi ne flagrance i Elton Vojdulles 23 vjec banues ne fshatin Bisht-Kamez Durres i cili akuzohet per vepren penale te moskallezimit te krimit. Policia sqaroi se ketyre shtetasve iu gjet e iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale e gjithe sasia e mallit te vjedhur ne kete argjendari ne total 116 cope bizhu ari me peshe te pergjithshme 600 gr. e vleresuar perafersisht ne shumen e 20 milione lekeve te vjeter. Gjithashtu ne cilesine e proves materiale u sekuestruan maskat e perdorura gjate grabitjes si dhe nje automjet tip Opel Astra me targa AK 223 PL me te cilin autoret jane larguar pas ngjarjes. Aktualisht po punohet per te bere te mundur gjetjen e armes se zjarrit te perdorur per realizimin e kesaj vjedhjeje. Vjedhja e argjendarise ne fjale e ndodhur ne lagjen nr. 11 te qytetit rreth ores 1540 u realizua nga dy persona te maskuar dhe nen kercenimin e armeve te zjarrit gjate kohes kur ne dyqan ndodhej nje nga shiteset. Pas kryerjes se veprimeve hetimore praktika procedurale per veprat penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe moskallezimit te krimit iu kalua per ndjekje Prokurorise se Rrethit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›