Njësimi i PDR me PD, Pollo pritet me protesta në Berat
Berat- Zv/kryeministri, Genc Pollo, është pritur me protesta në qytetin e Beratit. Anëtarët e kryesisë së PD-së, kanë shfaqur pakënaqësi për mbledhjen me dyert të mbyllura që donte të zhvillonte Pollo në Berat. Disa anëtarë të PD-së së nuk kanë pranuar të dalin nga salla ku zhvillohej takimi me dyert të mbyllura pasi kanë dyshuar për manilumie në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kryesisë.
Pollo ka mbërritur në ambientet e selisë së PD-së vetëm disa minutash para fillimit të takimit, i shoqëruar nga deputeti i qytetit të Beratit Memet Xheka dhe nga antarët e tjerë të kryesisë si dhe nga kryetari i Partisë Demokratike të degës të Beratit, Shkëlqim Hysi. Qëllimi i takimit ishte shkrirja e dy degëve, ajo e PDR-së dhe e PD-së në një të vetme sipas vendimeve të kryesive në qendër.
Sapo ka filluar takimi, disa ish- anëtarë të Kryesisë dhe simpatizantë të PD-së nuk kanë pranuar që mbledhja e kësaj kryesie të zhvillohej me dyert të mbyllura. Ata nuk kanë pranuar të dalin nga mbledhja me dyert të mbyllura ndaj debati ka percipituar me tone të ashpra dhe me fjalë fyese. Për pasojë janë nxjerrë jashtë edhe mediat të cilat ishin prezente.
“Mbledhja e kryesisë duhet të bëhet e hapur, jo si në kohën e komunizmit”, u shpreh Sokolo Cena, anëtar i PD-së. Ndërsa shtoi se “Pollo ka ardhur të instaloj njerëzit e tij në strukturat kyçe të PD-së.
Pak ditë më parë, Genc Pollo, u rikthye në partinë mëmë, ku nënshkroi edhe marrëveshjen me Kryeministrin Sali Berisha, njëkohëshsit kryetar i PD-së. Në bazë të kësaj marrëveshje, Pollo ka fituar statusin e anëtarit të kryesisë në PD-së si dhe anëtarët e partisë që ai drejtonte (PDR) duhej t’i bashkangjiten tashmë, PD-së në mbarë vendin.