Sot pasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave, me tematikë "Miratimi i Kodit Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë, rregull
Sot pasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave, me tematikë "Miratimi i Kodit Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë, rregullimi ligjor për kontrollin e cilësisë së materialeve të ndërtimit, që hidhen në treg, përmirësimi i proçesit të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe miratimi i një pakete aktesh nënligjore për përmirësimin e gjendjes së mjedisit".
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe një numër vendimesh të rëndësishme.
Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit të tregut rajonal të energjisë, në Europën Juglindore dhe itegrimin e tij në tregun e brendshëm të energjisë së Komunitetit Europian".
Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve nismëtare për krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike në vendet e Europës Juglindore. Ajo ka firmosur Memorandumin e Mirëkuptimit për krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike, më 15 nëntor të vitit 2002, në Athinë. Në zbatim të kërkesave të këtij memorandumi Shqipëria ka filluar një proces të gjerë e të thellë reformash në sektorin elektrik, në veçanti dhe atë energjetik në përgjithësi, të cilat synojnë ristrukturimin dhe liberalizimin e tregut dhe integrimin e tij në tregun rajonal dhe europian. Kjo çështje u trajtua në mënyrë të veçantë edhe në më 3 qershor 2003 në Vjenë, ku u prezantuan opsionet për formën e angazhimit të vendeve joanëtare të BE në rajon dhe vetë Bashkimin Euripian. Draft –Memorandumi i ri i Mirëkuptimit u diskutua edhe në Sofje në tetor 2003 në "Javën e energjisë".
Draft-Memorandumi i ri i Mirëkuptimit është miratuar nga Këshilli i BE dhe parashikon synimin e vendeve pjesëmarrëse për krijimin e një tregu të integruar në energjisë në rajon. Ky Draft-Memorandum parashikon që vendet pjesëmarrëse jo anëtare në BE të sjellin ligjet, rregullimet dhe masat administrative për sektorin e nergjisë në përputhje me kërkeasat e tij, jo më vonë se 1 korriku i vitit 2005.
Memorandumi i ri i mirëkuptimit i kushton njëe vemendje të veçantë prioriteteve në nivel rajonal të investimeve dhe mekanizmave të tregtisë dhe llojit të tyregut të energjisë në rajon.
Memorandumi i ri i mirëkuptimit ështënjë dokunet politik që plotëson më tej Momerandumin e Mirëkuptimit "Për krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike" ku pjesëmarësit në në këtë dokumet instalojnë një politikë të përbashkët për zhvillimin e tregjeve të energjisë elektrike e të gazit naryror. Gjithashtu ata angazhohen për rregulla të përbashkëta për funksionimin e këtyre tregjeve për akseset jo diskriminuese e transparente në rrjetet e transmetimit e të transportit , për çmimet, veprimtarinë e sistemeve, ndikimin në ambjent etj. Këto rregulla të përbashkëta do të mbështeten në sistemin e rregullave dhe standarteve të BE. Pjesëmarrësit angazhohen të kriujojnë strukturat rajonale të cilat do të merren me implementimin e këtyre rregullave dhe standarteve dhe krijimin e tregut rajonal. Të energjisë.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për Miratimin, në parim, të konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit". Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit është një hap i mëtejshëm, në kuadrin e plotësimit të kuadrit legjislativ për ta bërë më të efektshme luftën ndaj këtij fenomeni, pas ratifikimit të Konventës Civile "Për korrupsionin" dhe ratifikimin e "Konventës penale "Për korrupsionin" miratuar përkatësisht në vitet 2000 dhe 2001.
Në Konventën Civile "Për korrupsionin" është parashikuar që personat që janë dëmtuar si rezultat i korrupsionit të kenë të drejtën të iniciojnë një veprim, në mënyrë që të marrin kompensim të plotë për një dëmtim të tillë i cili preosupozon mbulimin e dëmit material, humbjen e përfitimeve dhe humbjen jomonetare.
Konventa penale "Për korrupsionin" parashikon korrupsionin aktiv të zyrtarëve publike, korrupsionin pasiv, korrupsionin e anëtarëve të asambleve publike kombëtare, të asambleve publike të huaja, korrupsionin aktiv në sektorin privat, korrupsionin pasiv në ktë sektor, korrupsionin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të gjykatave ndërkombëtare.
Duke pasur parasysh problemet serioze dhe kërcënimin e shkatuar nga korrupsioni në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë shoqërore, cënimin e institucioneve dhe vlerave demoktratike, shtetet nënshkruese të kësaj konvente kanë rënë dakord që të nënshkruajnë këtë konventë më qëllim marrjen e masave parandaluese dhe luftën më efektive ndaj korrupsionit, të lehtësojnë dhe të mbështesin kooperimin dhe bashkëpunimin teknik në parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit duke përfshirë si një element të rëndësishëm të kësaj konvente edhe rimarrjen e pasurive.
Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit ezauron në mënyrë të detajuar, që nga masat parandaluese, penalizimi dhe përmbarimi, bashkëpunimi ndërkombëtar, rimarrjen e pasurisë, asistencën teknike dhe shkëmbimi i informacionit, si dhe mekanizmat për përmbushjen e saj.
Konventa parashikon që çdo shtet palë, në përputhje me legjislacionin e brendshëm, të koordinojë politika antikorrupsioni, që të nxisin pjesëmarrjen e shoqërisë dhe të reflrktojnë parimet dhe rregullat e shtetit ligjor, menaxhimin e rregullt të punëve publike dhe punëve private, integritetit, transparencës dhe përgjegjësisë, parashikojnë gjithashtu krijimin e strukturave antikorrupsion, të cilat analizojnë, koordinojnë dhe përmbushin politikat antikorrupsion.
Konvent parashikon rregulla të reja për prokurimet publike, financat publike, marrjen e masave në sektorin privat ku parashikohet parandalimi i korrupsionit nëpërmjet nxitjes dhe dhe bashkëpunimit midis agjencive të përmbarimit dhe subjekteve përkatëse private, nxitjen e trasnsparencës së subjekteve private etj.
Gjithashtu konventa parashikon parandalimin e pastrimit të parave, nëprmjet një sistemi të plotë rregullator.
Po ashtu ne te parashikohen dhënia e rryshfetit nëpunësve publikë të huaj dhe nëpunësve të organizatave publike ndërkombëtare, parashikohen abuzimet me funksionin, në rast të përfitimit pa të drejtë për vete apo për të tjerët duke shpërdoruar funksionin zyrtar.
Konveta parashikon edhe ngritjen, kapjen dhe konfiskimin e të ardhurave që rrjedhin nga kryerja e një krimi, mbrojtja e dëshmitarëve, ekspertëve dhe viktimave, etj.
Ndjekja e procedurave për nënshkrimin dhe ratifikimin e kësaj konvente do të përbëjë një ngjarje dhe elementë shumë të rëndësishëm për thellimin e luftës kundër korrupsionit si dhe për integrimin në struklturat europiane.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi për studimin dhe projektimin e Urës së Gomsiqes, në aksin rrugor Vau i Dejës – Koman.
Sipas këtij vendimi lejohet Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, që, fondin prej 5 milionë lekësh,ta perdore me shoqërinë këshilluese "PBV Konstruksion", shpk, Tiranë, për studimin dhe projektimin e Urës së Gomsiqes si dhe aksin rrugor.
U miratua vendimi "Për krijimin e Shoqërisë "Operatori i Sistemit të Transmetimit", sh.a. Tiranë".
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare është vertikalisht e integruar dhe përbëhet nga tre divizione të përcaktuar sipas funksioneve që kryejnë, të cilët janë:
• Divizioni i Prodhimit
• Divizioni Transmetimit
• Divizioni i Shpërndarjes
Si hap i parë për realizimin e ndarjes komerçiale të KESH sh.a. është ndarja më vete e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike dhe krijimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit O.S.T Sh.a. – Tiranë.
Krijimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit është edhe detyrim ligjor që rrjedh nga neni 33 i ligjit Nr.9072, datë 22.5.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike", ku përcaktohet gjithashtu se si operator transmetimi do të liçensohet vetëm një person juridik shtetëror. Krijimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit është një domosdoshmëri që rrjedh nga faktorë ekonomikë dhe mirëmenaxhues të sistemit elektroenergjitik në tërësi.
Objekti kryesor i veprimtarisë së Operatorit të Sistemit të Transmetimit, O.S.T Sh.a.-Tiranë, është: të sigurojë transmetimin e energjisë elektrike nga gjeneruesi tek sistemi i shpërndarjes. Operatori duhet të sigurojë akses të plotë në sistemin e transmetimit, të monitorojë dhe kontrollojë operimin e sistemit të siguruar në çdo moment balancin e energjisë elektrike, të menaxhojë mbingarkesat, bllokimet e lëvizjes së flukseve të energjisë elektrike, të skedulojë gjeneratorët ose të rishikojë fizibilitetin teknik dhe ekonomik të skedulit të vënies në punë të gjeneratorëve, etj.
Gjithashtu, OST planifikon dhe siguron shërbimet ndihmëse si dhe planifikon kërkesat për mirëmbajtjen e faciliteteve të transmetimit dhe gjenerimit.
Në kuadrin e Projektit SEETEC, që financohet me fonde grant të Qeverisë Kanadeze, specialistë kandadezë po asistojnë krijimin e OST-së.
U miratua vendimi "Për dhënien e lejeve të Manovrimit përdoruesve të makinerive të rënda të ndërtimit"
Ky vendim ka për qëllim rregullimin ligjor të marrëdhënieve që lindin gjatë zbatimit të punimeve në përdorimin e mjeteve të rënda të ndërtimit. Ky vendim disiplinon menyren e përdorimit të këtyre mjeteve, nërmjet dhënies së lejeve të manovrimit përdoruesve të makinerive të rënda në ndërtim.
Ky vendim parashikon si Institucione përgjegjëse për rregullimin ligjor të përdorimit të makinerive të rënda në ndërtim dha zbatimin e vendimit Ministrinë e Rrgullimit të Territorit dhe Turizmit. Gjithashtu parashikohet që në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, të hartohen rregullore për organizimin, funksionimin e komisionit të posaçëm, kushtet dhe kriteret për dhënien e lejeve të manovrimit dhe për disiplinimin e përdorimit të makinerive të ndërtimit.
U miratua Vendimi "Për shpronësimin për interes publik, e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i Urës së re Bogovë"
Bazuar në Ligjin për "Shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik" si dhe në ligjin"Për buxhetin e shtetit 2003" u vendos :
1.Shpronësimi për interes publik e pasurive të paluajtshme të pronarëve, të cilët preken nga ndërtimi i urës së re, Bogovë, ndërtim i cili ka filluar në shtator të vitit 2003 dhe do të përfundojë brenda katër muajsh.
2. Shpronësimi do të bëhet në favor të Ministrisë së transportit dhe të Telekomunikacionit
Kjo bëhet për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për ndërtimin e këtij segmenti rrugor. Si pasojë e këtij ndërtimi lind nevoja e shpronësimit të tre objekteve me një sipërfaqe të përgjithshme prej 260 m2. Shuma e këtij shpronësimi arrin vlerën e përgjithshme 4.534.850 lekë
Dokumentacioni për këtë shpronësim është hartuar nga Drejtoria e Shpronësimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, ndërsa vlerësimi i pronave që shpronësohen është bërë nga Komisioni i Posaçëm për ndjekjen dhe realizimin e proçedurave të shpronësimit, ngritur praën Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.
U miratua Vendimi "Për një shtesë në Vendimin nr.370, datë 15.9.1997, të Këshillit të Ministrave, "Për hapjen e misionit të republikës së Shqipërisë pranë Selisë së NATO-s
Misioni ushtarak pranë NATO-s është një organizëm përfaqsues në nivel kombëtar i cili ka në përbërje të tij nivel të ndryshëm nga strukturat e tjera në Shtabin e Përgjithshëm, dhe është domosdoshmëri përfaqsimi i Republikës së Shqipërisë në këtë mision me oficer me grada madhore dhe të larta (Gjeneral/Kolonel) në këtë mision.
Kjo domosdoshmëri lind jo vetëm për të ekuivaluar përfaqsimin e vendit tonë me vendet e tjera në NATO, por edhe për të treguar seriozitetin e përpjekjeve tona për antarësim.
Misioni do të përbëhet si më poshtë:
Përfaqsuesi ushtarak i Misionit në NATO oficer Gjeneral Brigade
Zv.Përfaqsuesi ushtarak i Misionit në NATO oficer Kolonel
Oficer Shtabi oficer Nënkolonel
Specialist/Koordinues oficer Major
Nënoficer i administrimit/Sekretar Nënoficer K/Kapter
Kjo mënyrë përfaqsimi do të ishte një hap i mëtejshëm në rrugën e standartizimit drejt antarësimit.
U miratua Vendimi "Për revokimin e vendimit nr.394, datë 12.6.2003 të ëshillit të Ministrave, "Për kalimin në administrim të Bashkisë së Qytetit të Korçës të ish-shtëpisë së Ushtarakëve, në këtë qytet".
Pas miratimit të Vendimit , "Për kalimin në administrim të Bashkisë së Qytetit të Korçës të ish-shtëpisë së Ushtarakëve, në këtë qytet.", Komiteti i Veteranëve të LANÇ-it, Shoqata kombëtare e U.R.SH-dega Korçë, ish ushtarakët në lirim, pension e rezervë, familjet e dëshorëve, si dhe shoqatat patriotike dhe atdhetare të rrethit të Korçës, kanë përcjellë shqetësimin e tyre në lidhje me ndryshimin e destinacionit të Shtëpisë së Ushtarakëve në Korçë.
Ky shqetësim argumentohet me faktin se edhe në të ardhmen në këtë qytet do të ketë njësi ushtarake, efektivat e së cilës kanë nevojë të kenë një qendër të tyren ku të strehohen, pushojnë, argëtohen e të organizojnë veprimtari të ndryshme.
Duke u nisur edhe nga fakti se kanë kaluar 5 muaj nga data e miratimit te këtij Vendimi dhe nga ana e Bashkisë së Korçës nuk është marrë asnjë veprim për ta përdorur këtë obvjekt si qendër kulturore, propozohet revokimi i V.K.M, i cili kalonte ne administrimin e Bashkisë ish-shtëpinë e Ushtarakëve në këtë qytet.
U miratua Vendimi "Për dhënie fondi ndihme shtesë për banorët e disa komunave, të cilëve u janë dëmtuar banesat nga rrëshqitja e truallit."
Bazuar në kërkesat e shumta drejtuar Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nga organet e Qeverisjes Vendore, prefektet dhe individë, në lidhje me dëmtimin e banesave të disa qytetarëve si rezultat i rrëshqitjes së trojeve, për të bërë vlerësimin në vend të këtyre dëmeve, u krijua një grup specialistësh nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, i cili evidentoi dhe verifikoi rastet e rrëshqitjeve të ndodhura në të gjithë territorin e vendit dhe duke u bazuar në V.K.M "Për kriteret për pjesëmarrjen e shtetit në dhënien e ndihmës në raste fatkeqësish" i klasifikoi ato në banesa të dëmtuara të grupit "a" me rrezik të lartë dhe "b" me rrezik të ulët.
Në bazë të këtij klasifikimi janë evidentuarrastet më ekstreme në mbi 41 zona të rrëshqitjes së tokës në dhjetë qarqet e vendit.
Sipas këtij klasifikimi janë gjithësej 532 shtëpi, të dëmtuara ose të rrezikuara, në të cilat banojnë 597 familje. Fond ii përafërt i ndihmës është 214,4 milion lekë.
U miratua Vendimi "Për përdorimin e fondit të parashikuar për rritjen e pagave , për vitin 2003"
Në zbatim të politikave të Qeverisë lidhur me personelin dhe strukturën e nivelin e pagave të tij për vitin 2003 në fund të muajit Shtator, nga ana e Këshillit të Ministrave u miratuan katër vendime, me anë të të cilave realizohet në mënyrë konkrete (I) një politikë e diferencuarrritje pagash për punonjësit e arsimit, (II) ristrukturim të pagave dhe njëkohësisht rritje pagash për punonjësit e infermieristikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetsisë, (III) një rritje pagash për personelin me arsim të lartë në shëndetsi si dhe (IV) një rritje pagash për punonjësit e sektorëve të tjerë në institucionet buxhetore, duke parashikuar një rritje më të madhe për klasat e ulëta të tabelës së pagës përkatëse.